Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Mohohet pretendimi se po kthehen eshtrat e Ukshin Hotit

HIBRID

Portali “Albanianpost.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se sipas burimeve brenda Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, merr vesh se tashmë është arritur akordim që eshtrat e intelektualit dhe ish-profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe filozofisë në Universitetin e Prishtinës, të kthehen në Kosovë.

Por, këtë pretendim të këtij mediumi e ka hedhur poshtë vetë djali i Ukshin Hotit, Andini, i cili është edhe Kryetari i Delegacionit të Kosovës për Bisedime për të Pagjeturit.

Ai në profilin e tij zyrtar në Facebook, postoi fotografinë e artikullit të “albanianpost.com”, duke i vënë përshkrimin si “LAJM I RREJSHËM / FAKE NEWS”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “albanianpost.com”:

https://albanianpost.com/ekskluzive-ukshin-hoti-kthehet-ne-kosove/


Më poshtë mund të gjeni postimin e Andin Hotit në Facebook, i cili demantoi lajmin për kthimin e eshtrave të babait të tij, duke e quajtur këtë artikull si lajm i rremë.

https://www.facebook.com/Andin.U.Hoti/posts/4278681728851677


Andin Hoti foli edhe për gazetën online “sinjali.com”, ku potencoi se eshtrat të cilat do të kthehen në Kosovë nuk kanë lidhje me babain e tij, por ato u përkasin viktimave të Masakrës së Rezallës.

“Është ndonjë keqinformim, a ndonjë informim i qëllimshëm i gabum. Nuk ka lidhje kurrgjo me eshtra të babait tem. Janë t’u u kthy eshtrat e Masakrës së Rezallës që janë gjetur në varrezat masive të Kishevakut, por kanë me u kthy të enjten, jo sot. Nuk e di pse ka dalë ky lajm kështu. Nuk ka të bëjë kurrgjo me babin tem”, tha ai për Sinjali.com.

Vegëza e artikullit të publikuar në Sinjali.com:

https://sinjali.com/andin-hoti-nuk-jane-eshtrat-e-babit-tim-po-kthehen-eshtrat-e-viktimave-te-masakres-se-rezalles/


Pretendimin e mediumit online “Albanianpost.com” e ka demantuar edhe Kryqi i Kuq i Kosovës, duke thënë se nuk e kanë këtë informatë, si dhe nuk ka informatë për vendndodhjen e Ukshin Hotit.

“Jo ne nuk e kemi këtë informatë. Kryqi i Kuq i Kosovës nuk ka asnjë informatë mbi vendndodhjen e Ukshin Hotit dhe as njoftim se trupi i tij do të kthehet në Kosovë” , deklaruan nga Kryqi i Kuq për insajderi.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/kryqi-i-kuq-ne-kosove-nuk-kemi-informacione-se-jane-gjetur-eshtrat-e-ukshin-hotit/?fbclid=IwAR2EuCyCpJIgOdRE0yMtwkGzR-h0JeEXhxYKotBdDHvNCj_rXWqk5R8gJeU


 Analiza:

Portali “Albanianpost.com” këtë pretendim për kthimin e eshtrave të Ukshin Hotit e bazon në disa burime të tij, por të cilat duket se nuk janë të verifikurara.

Pasi një gjë e tillë hedhet poshtë nga djali i Ukshin Hotit, Andini, si dhe Kryqi i Kuq i Kosovës.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, artikulli i “albanianpost.com” merr vlerësimin si “përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere