Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me titull “Ushqimet më të mira që parandalojnë sëmundjet e zemrës”, në të cilin paraqiten disa këshilla shëndetësore.

Mirëpo, në të njëjtit artikull, pas një kontrolli të bërë nga hibrid.info, shihet mungon burimi i informacionit dhe referencat, që do të mund të argumentonin këto këshilla.

Është Lajmi.net, mediumi i parë që e kishte publikuar këtë artikull me datën 19 shtator, ndërsa i njëjti u shpërnda bruto nga disa mediume tjera si: EkonomiaOnline.com dhe Arbresh.info.

Një pjesë nga teksti i këtij artikulli:

Sëmundja e zemrës është shkaku numër një i vdekjeve në botë.

Një nga shkaqet kryesore për sulmet në zemër dhe goditjen në tru janë arteriet e bllokuara të cilat mund të ndërpresin rrjedhën e gjakut në të gjithë trupin, transmeton lajmi.net.

Më poshtë janë disa rekomandime të ushqimit që mund t’ju ndihmojnë të mbani arteriet tuaja pa bllokim:

Salmoni

Salmoni konsiderohet si ushqimi më i dobishëm për shëndetin tuaj të zemrës. Përmban shumë acide yndyrore të shëndetshme të cilat natyrshëm janë të pranishme te peshqit. Ata kanë aftësinë për të zvogëluar dhe parandaluar nivelet e kolesterolit, inflamacionit dhe triglicerideve.

Lëng portokalli

Lëngu i pastër i portokallit ka shumë antioksidantë të cilët mund të mbështesin enë të shëndetshme të gjakut. Për më tepër, mund të ju ndihmojë të ulni presionin e lartë të gjakut.

Vegëzat e artikullit të botuar në disa media online:

https://ekonomiaonline.com/lifestyle/ushqimet-me-te-mira-qe-parandalojne-semundjet-e-zemres/

http://www.arbresh.info/shendetesi/ushqimet-me-te-mira-qe-parandalojne-semundjet-e-zemres/?fbclid=IwAR1yis9sL2qCE5PfegFszPM4mO7eOwHPazXRjXtPFV4CEbrqymD12AcLxPY


Analizë:

Ky shkrim nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst rreth disa rekomandimeve të ushqimit që mund të ndihmojnë të mbahen arteriet pa bllokim, nuk janë të verifikuara.

Artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Hibrid.info e kategorizon këtë tekst si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere