[email protected]
Humolli nuk ka marr ndonjë vendim
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “todaynews80.com” ka publikuar me 28 shtator një artikull me titull “Ekskluzive: Fɑtmiг Humolli sɑpo moггi kete vendim qe dгidh Vetevendosjen”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje gjendet intervista e deputetit të Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, i cili për portalin “Botasot.info” kishte folur për pakënaqësitë në Grupin Parlamentar të VV-së, duke thënë se ato po ndodhin pasi, siç është shprehur, “shkëputjes nga realiteti në terren i Qeverisë”.

Gjithashtu, në këtë intervistë ai ka paralajmëruar daljen nga Grupi Parlamentar i VV-së nëse, siç është shprehur, veteranët përjashtohen përfundimisht nga rritja e pagës minimale.

Pra, Humolli nuk ka marr asnjë vendim siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikulli.


Pjesë nga intervista e Humollit dhënë për “Botasot.info”:

“Bota sot”: Keni paralajmëruar po ashtu braktisjen e VV-së dhe krijimin e një grupi të ri parlamentar, nëse veteranët përjashtohen përfundimisht nga rritja e pagës minimale. A keni kontaktuar me ndonjë deputet për grupin e ri?

Fatmir Humolli: Nëse vlerat kombëtare VV-ja nuk i respekton, unë nuk mundem me qenë pjesë e atij grupi.

Në Kuvend ka deputetë nga të gjitha partitë që i vlerësojnë vlerat kombëtare.

Për mënyrën si t’i fuqizojmë dhe zhvillojmë ato vlera ka nevojë të gjejmë rrugën e njëjtë ne deputetët.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “todaynews80.com”:

https://todaynews80.com/2022/09/28/ekskluzive-fatmi%d0%b3-humolli-sapo-mo%d0%b3%d0%b3i-kete-vendim-qe-d%d0%b3idh-vetevendosjen/?fbclid=IwAR1yEzIq8IqqCWVG9sStBg1IozUjKMCdBlS5QuOdds5Nkzs2ODoR6qwBIKs

Ky artikull është shpërndarë në Facebook nga faqja “Post Lajme” e cila numëron mbi 16 mijë ndjekës. (shih këtu)

Ndërsa, artikulli është postuar me një mbishkrimi të sajuar që pretendon për një punësim në Qeverinë e Kosovës: “EKSKLUZIVE: Nuk do ta besoni se kush u punsua tash ne Qeverine Kurti”.


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur intervistën e plotë të Humollit dhënë për portalin informativ “Botasot.info” (shih këtu), nga e cila rezulton se Humolli nuk ka folur për ndonjë punësim, siç pretendohet në mbishkrim të postit.


Analiza:

Portali i dyshimtë “todaynews80.com” ka publikuar një intervistë të deputetit të VV-së, Fatmir Humolli, i cili kishte shprehur pakënaqësi rreth Grupit Parlamentar të VV-së, si dhe kishte paralajmëruar se do të largohet nga ky grup, nëse veteranët përjashtohen përfundimisht nga rritja e pagës minimale.

Mirëpo, këtij artikulli, ky portal i dyshimtë i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se Humolli ka marr një vendim që e dridh Vetëvendosjen. Pra, siç mund të kuptohet nga deklarata e tij, Humolli nuk ka marr ndonjë vendim ende.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others