[email protected]
Lajmi i rremë lidhur me kërkesën për arrestimin e Marin Memës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ende vazhdon të publikojë artikuj të rremë. Këtë herë ky portal ka publikuar artikullin me titull “Grekët dhe Serbët kërkojnë arrestimin urgjent të Marinit për shkak të këtij zbulimi?”.

Titulli i këtij shkrimi është i sajuar, ndërsa në përmbajtje paraqitet vetëm një pjesë e marrë nga një edicion i emisionit “Gjurmë Shqiptare” në Youtube, autor i të cilit është gazetari i televizionit Top-Channel, Marin Mema.

Teksti origjinal i publikuar në Specialja.com:

Grekët dhe Serbet kërkojnë arrestimin urgjent të Marinit përshkak të këtij zbulimi?

Fustanella është padyshim një ndër veshjet më të vjetra e cila shfaqet dendur edhe ne zbulimet e ndryshme arkeologjike.

Objekte, gravura, piktura të shumta pasqyrojnë luf të taret me fustanelle… Shumë autorë kanë shkruar për të, madje edhe mjaft figura të njohura të historisë shqiptare shfaqen me këtë veshje. / Hap marketingun 5 sekonda dhe shfaqen pamjet ekskluzive

Vegëzat e artikullit të botuar në Specialja.com:

https://specialja.com/2020/09/27/greket-dhe-serbet-kerkojne-arrestimin-urgjent-te-marinit-pershkak-te-ketij-zbulimi/?fbclid=IwAR2RokhpoEdK-8H2SxNJn-fYNxlL7LgDjoQjIqZ-0BLqwjLfyyjXONQGP8E


Për dallim me titullin, në përmbajtje të këtij artikulli flitet për diçka krejtësisht tjetër. Në tekstin brenda artikullit pasqyrohet një temë e trajtuar në njërin nga edicionet e këtij emisioni, ku flitet për, siç thuhet, përpjekjet greke për ta përvetësuar fustanellën shqiptare.  

Përshkrimi i emisionit “Gjurmë Shqiptare” në  Youtube:

Cila është historia e vërtetë e fustanellës? Çfarë shkruajnë historianët dhe studiuesit e huaj? Si u rrëmbye nga grekët?

Fustanella është padyshim një ndër veshjet më të vjetra e cila shfaqet dendur edhe ne zbulimet e ndryshme arkeologjike.

Objekte, gravura, piktura të shumta pasqyrojnë luftëtaret me fustanelle…

Shumë autorë kanë shkruar për të, madje edhe mjaft figura të njohura të historisë shqiptare shfaqen me këtë veshje…

Por pavarësisht kësaj lidhje të gjatë, shumë gjëra me kohën kanë ndryshuar.

Cila është arsyeja? Përse fustanella sot konsiderohet një histori e grabitur? Si qëndron e vërteta e kësaj veshje të lashtë dhe lidhjes së saj me shqiptarët?

Video e emisionit Gjurmë Shqiptare:


Marin Mema jo rrallë herë ka nxitur reagime me emisionet e tij në qarqet zyrtare në Greqi e Serbi. Pas transmetimit të një emisioni në vitin 2012, në të cilin përshkruheshin historitë masakrave, persekutimeve dhe dëbimeve të shqiptarëve të Çamërisë, kishte nxitur reagime të Athinës zyrtare, duke rezultuar me vendimin për shpalljen e këtij gazetari shqiptar si person i padëshiruar (Non-Grata) në Greqi. Mirëpo në artikullin e publikuar nga Specialja.com, nuk trajtohet fare ky kontekst.


Analiza:

Portali i dyshimtë Specialja.com, ka përdorur një pjesë të përshkrimit të emisionit “Gjurmë Shqiptare” rreth fustanellës, duke i dhënë titull të rremë, duke synuar tërheqje të lexuesve. Ky artikull kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Clickbait”, dhe Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others