Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po… Të fundit | Media ruse pretendon rrejshëm se mbi 1 mijë persona janë arrestuar gjatë pr… Të fundit | Rishikimi i javës: Dezinformatat për Kosovën në fushatën zgjedhore serbe, i… Të fundit | Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Mbështetja e Ficos për Vuçiqin dhe m… Të fundit | Pretendimet konspirative të Vuçiqit për mbështetjen e Kurtit ndaj Listës St… Të fundit | Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030: Çka thuhet në letrën e ICMG-së, çka doku… Të fundit | Analizë e pretendimeve territoriale ndaj Kosovës në fushatën zgjedhore serb…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vitit 2017 pretendohet të paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar sot (18 tetor) një artikull me titull “KUJDES! Në Ferizaj po jepen viza të rrejshme për Gjermani”.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, ky lajm është i vjetër, i cili është publikuar në prill të vitit 2017.

Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i dezinformuar lexuesit se gjoja në Ferizaj po jepen viza të rreme për Gjermani.

Vegëza e artikullit të publikuar në “newstoday74.com”:

https://newstoday74.com/2021/10/18/kujdes-ne-ferizaj-po-jepen-viza-te-rrejshme-per-gjermani/?fbclid=IwAR2jYq6cZtbu-Szsg50SqySAIFwLnfBvjwH5U4eFFNeO7x-ZqGsOwqLxjXs

Ky artikull me pretendimin të paraqitet si aktual, është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Në Kohë”, e cila numëron mbi 400 mijë ndjekës.

https://www.facebook.com/nekohe/posts/236267898534444


Hibrid.info gjatë hulumtimit përmes makinës së kërkimit “Google” dhe rrjeteve sociale, ka gjetur se ky lajm për vizat e rreme është publikuar në muajin prill të vitit 2017.

Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga portali “periskopi.com”.


Analiza:

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newstoday74.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2017, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, kështu duke synuar të dezinformojë lexuesit që të kenë kujdes pasi gjoja aktualisht në qytetin e Ferizajt po jepen viza të rreme për Gjermani.

Nga kontrollim i fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere