[email protected]
Fotografia e mësimdhënëses nuk është e realizuar në ndonjë shkollë të Kosovës
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “fakti.seedoof.com” ka publikuar dje (13 tetor) një artikull me titull “VIDEO /E Turpshme: Shikoni si vishet kjo mësuese në një shkollë të Kosovës..!!”.

Në këtë artikull shihet imazhi i një femre (mësimdhënëse) e veshur në një fustan të shkurtër, që nga ky portal pretendohet se bëhet fjalë për një fotografi të shkrepur në një shkollë të Kosovës.

Gjithashtu, në titull pretendohet se në përmbajtje të artikullit paraqitet një video material i plotë nga i cili aludohet se është shkëputur ky imazh i fotografisë. Por në fakt, videomateriali i paralajmëruar përmes titullit, nuk gjendet fare në përmbajtje.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online për kontroll faktesh – “InVID”, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi nuk është realizuar në Kosovë, pasi e njëjta është gjetur në një portal lituanez, në artikullin me titull “Mësueset më të bukura, falë të cilave nxënësit nuk do të duan të humbasin mësimet”.

Ndërsa përmbajtja e artikullit të këtij portal të dyshimtë, është marrë nga portali “Telegrafi.com”, i cili në artikullin e publikuar në vitin 2015 me titull “Ja si vishen femrat ruse në shkollë! (Foto,+18)”, por që në përmbajtje mungojnë fotografitë. (shih këtu)


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “fakti.seedoof.com”:

https://fakti.seedoof.com/2022/10/13/video-e-turpshme-shikoni-si-vishet-kjo-mesuese-ne-nje-shkolle-te-kosoves/?fbclid=IwAR0R3JqSWlxPc_gWJ9eIP5lcCYyqQAnm4iszmFlgV0uoNZpzzpUy1b5aNng

Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “fakti.seedoof.com” është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta FAKTI”, e cila në këtë postim ka marrë disa komente nga lexuesit të cilët kanë rënë pre e këtij lajmi të rremë. (shih këtu)


Artikullin e publikuar në portalin lituanez “Sveikauk.lt” me datë 8 shtator 2021 në të cilin gjendet fotografia e kësaj femre mund ta gjeni këtu.

Screenshot i fotografisë së artikullit të publikuar në “Sveikauk.lt”

Për ta qartësuar më shumë faktin se ky portal mban domain të Lituanisë, kjo është gjetur përmes kërkimit në “Google”, ku qartësohet se uebfaqet e regjistruar me (.lt) janë nga Lituania. (shih këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull publikohet nga portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, e që gjithashtu është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “fakti.seedoof.com” ka publikuar një artikull me pretendimin e rremë se në fotografi ku shihet një femër (mësimdhënëse) e veshur me fustan të shkurtë është e një mësueses në një shkollë të Kosovës.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi të publikuar në një portal lituanez në artikullin me titull “Mësueset më të bukura, falë të cilave nxënësit nuk do të duan të humbasin mësimet”.

Pra, fotografia nuk është realizuar në ambientet e ndonjë shkolle në Kosovë, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Share With Others