Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për tërmetet në Turqi paraqitet si aktual

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (10 mars) një artikull me titull “Dy tërmeteve të reja 6.4 ballë në Turqi, raportohet për të vdekur dhe qindra të Iënduar”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar se lajmi është i vjetër që ka të bëjë me tërmetet e datës 20 shkurt që goditën provincën jugore Hatay në Turqi.

Pra, faqet në Facebook “Shqipet”, “Exlusive Albania Today” dhe “Feja Ime” e kanë publikuar këtë lajm të vjetër me pretendimin ta paraqesin si aktual.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Shqipet”, “Exlusive Albania Today” dhe “Feja Ime”:

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid0BGXdDV7kge7NdxSocdpPfAf12tmLKADUCGx6yfxqSZgDbEUZqoBZeqZFfSWLTuudl

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid029DvcavwFCnTLru3krSYCdgDMoPZYnbc4jHeZrKMAodFhewkqJsJgYmYHWHxMh9fCl

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid01J9kSvQECdCVqtBYFppT7rk75f8n8okytQiVpTYvAqhd8ieGSDFxjNmRw7k9TsXjl


Faqet e lartcekura, artikullin e postuar e kanë marr nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “freshnews213.com” të publikuar me datë 21 shkurt. (shih këtu)


Në përmbajtje të këtij artikulli citohet portali “Sinjali.com”, i cili këtë artikull e kishte publikuar në kohë reale (20 shkurt). (shih këtu)


Analiza:

Në bazë të verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se faqet e lartcekura në Facebook kanë publikuar me datë 10 mars një artikull të vjetër (20 shkurt) në lidhje me dy tërmete që kishin goditur provincën Hatay në Turqi.

Këto faqe janë munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesin si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson artikullin si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere