Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm për vdekjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar dje (18 prill) një video-material të shkurtër (10 sekonda) me imazhin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në të cilën ka vënë mbishkrimin “VDES KRYEMINISTRI EDI RAMA PARA PAK MINUTASH SULM NE ZEMER NGUSHLLIME SHQIPTARE”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga llogaria e lartcekur, është i rremë.

Kjo u vërtetua përmes kontrollit të profilit zyrtar të kryeministrit Rama në “Facebook”. Sot më datë 19 prill (rreth orës 8 të mëngjesit) në profilin e tij, ai ka postuar një njoftim rreth një podcast-i. (shih këtu)


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7223437084969684250

Sot (19 prill) Rama në llogarinë e tij në Facebook, përveç njoftimit rreth podcast-it, ka postuar edhe dy njoftime të tjera si, hapjen e spitalit qendror në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare, si dhe certifikimin e rojeve të para bregdetare në Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. (shih këtu dhe këtu)


Kujtojmë që së fundmi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi vuante nga apendeciti akut (zorra qorre). Ai nëpërmjet një postimi në Facebook të bërë dje (18 prill) ka deklaruar se ndërhyrja ka kaluar me sukses dhe se rikuperimin po e vazhdon në shtëpi. (shih këtu)

Postimi i plotë i Ramës në Facebook:

Një falënderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falënderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre.

Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju dua shumë, Edi


Gjithashtu, mungojnë njoftime zyrtare për një pretendim të tillë të bërë nga llogaria “lumjanana009”, të cilat do të ndodhin, duke e ditur se personi në fjalë është fytyrë publike.

Njoftime për një pretendim të tillë të bërë nga llogaria e lartcekur në TikTok, mungojnë edhe në ueb-faqen zyrtare të kryeministrisë në Shqipëri. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria “lumjanana009” në TikTok ka pretenduar rrejshëm dje (18 prill) se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndërruar jetë.

Se ky pretendim është i rremë, u vërtetua përmes llogarisë personale të kryeministrit shqiptar në Facebook, i cili sot (19 prill) ka publikuar disa njoftime.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere