Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi “Kadri Veseli pozitiv me koronavirus, gjendja e tij mjaftë e rëndë”, është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Kadri Veseli pozitiv me koronavirus, gjendja e tij mjaftë e rëndë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, del që ky artikull përmban titull tendencioz, ndërsa lajmi është i vjetër, i cili është publikuar në korrik të vitit 2020.

Ky portal i dyshimtë ka vënë titull të rremë në këtë artikull të vjetër, të cilin është munduar ta paraqes si aktual.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Edhe Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv me koronavirus.Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, kanë konfirmuar burime të Gazetës Express.

Deri më tani Veseli nuk ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv, derisa, të heshtur gjatë të enjtes kanë qenë edhe në zyrën për media. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/05/16/kadri-veseli-pozitiv-me-koronavirus-gjendja-e-tij-mjafte-e-rende/?fbclid=IwAR22vu8IU71ZVCj3zbHOwKu0pywxKELsN6LFbJd6DjS–sv8sdQAYcrtSXg

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “gazetaexpress.com”, nga i cili edhe është marrë ky lajm nga portali i dyshimtë “specialja.com”.


Vetë ish-kryetari i Kuvendit dhe ish-lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, atëkohë kishte reaguar pas infektimit me virusin Korona, ku në profilin e tij zyrtar në Facebook kishte njoftuar se gjendja e tij është stabile.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1650836451758221&id=214842955357585



Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka marrë një lajm të vjetër të cilit i ka vënë titull të rremë, duke u munduar ta paraqesë atë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere