Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Selmanaj nuk ka deklaruar siç pretendohet në artikullin e gjithckafresh.info

HIBRID

Faqja “Gazeta Aktive” në Facebook ka shpërndarë një artikull të portalit të dyshimtë “gjithckafresh.info” me titull “Driton Selmanaj: ‘Nuk jap dorëheqje me ditë që krejt popuIIi ngritet në këmb.’ – (VIDEO)”.

Ky artikull përmban titull dhe tekst të sajuar, meqenëse edhe pas kontrollit të fakteve nga hibrid.info,  nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga zëvendës kryeministri Driton Selmanaj.

Gjithashtu, në përmbajtje të këtij artikulli nuk gjendet asnjë video, siç pretendohet në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

Driton Selmanaj: ‘Nuk jap dorëheqje me ditë që krejt popuIIi ngritet në këmb.’ – (VIDEO)

Zv, kryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj për T7 ka bërë të ditur se nuk e ka ndermend të jap dorëheqje nga posti i tij, madje as nuk do të shkarkohet nga kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Selmanaj tha: ‘Unë e kam fol të vertetën, tash nese dikujt i pengon skam qka me bo unë, po unë dorëheqje nuk e jap kurrë.’ – happeni happsiren e më p00shtme ndiqniii pamjet e intervistess..

Vegëza e artikullit të publikuar në “gjithckafresh.info”:

https://gjithckafresh.info/news/3192?fbclid=IwAR2Tnbqmv-En_ZYOq7izSYo6Nk-YoSWqVkQgiBM79IdRNE4DdVgnJhrMiSE

“Gazeta Aktive” në Facebook numëron mbi 80 mijë ndjekës, ndërsa me këtë artikull të rremë ka arritur të grumbullojë afër 70 komente, që do të thotë se ndikimi i këtij lajmi të rremë në audiencën dixhitale, ka qenë i konsiderueshëm.


Analiza:

Ky artikull përmban titull dhe përmbajtje të sajuar. Pas verifikimit dhe hulumtimit të bërë nga hibrid.info përmes makinave të kërkimit, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë e bërë nga Driton Selmanaj. Ky shkrim kategorizohet si “lajm i rremë” dhe “dezinformatë”.



Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere