Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet pa fakte se shqiptarët dëmtuan varrezat ortodokse serbe në Rahovec

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi të publikuar në X (ish-Twitter) pretendohet se të premten (9 maj), shqiptarët dëmtuan dhe përdhosën varrezat ortodokse serbe në Rahovec.

Ky pretendim u publikua nga llogaria “Serbian Spirit” me datë 13 maj.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se kjo llogari nuk ofron asnjë fakt që do ta mbështeste pretendim se kryesit e kësaj vepre janë shqiptarë.


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info u gjet se lidhur me këtë rast kishte raportuar mediumi në gjuhën serbe në Kosovë “Gorazdevac.com” me datë 9 maj. Në këtë artikull nuk përmendet decidivisht se vepra u krye nga shqiptarët, por se sipas këtij mediumi “ky është vetëm një në një seri sulmesh të kohëve të fundit ndaj popullit serb që jeton në jug të lumit Ibër”.

Në këtë artikull thuhet se për këtë rast, prifti Milan Stanojević ka njoftuar Policinë e Kosovës.

Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (10 maj), nuk përmendet ky rast. (shih fotografinë më poshtë)


Kjo nuk është hera e parë që pretendohet se dëmtimi i varrezave serbe në Kosovë po kryhet nga shqiptarët. Hibrid.info ka trajtuar disa pretendime të ngjashme që janë ngritur pa fakte nga mediume në gjuhën serbe, por edhe zyrtarë serbë. (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu)


Analiza:

Përmes një postimi në X, u pretendua se më 9 maj shqiptarët kishin dëmtuar dhe përdhosur varrezat ortodokse serbe në Rahovec. Pas verifikimit të kryer nga hibrid.info, u konstatua se ky pretendim nuk mbështetet në fakte dhe nuk ofrohet asnjë provë që vërteton përfshirjen e shqiptarëve në këtë incident.

Për këtë rast, më 9 maj kishte raportuar edhe mediumi serb në Kosovë “Gorazdevac.com”, ku sulmin e paraqet si pjesë e një “serie sulmesh” ndaj komunitetit serb, por pa përmendur kryes konkretë. Ndërsa në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovës (10 maj) nuk përfshihet kjo ngjarje.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin e publikuar në X si “Teori Konspirative”.

Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere