[email protected]
Lajm i vjetër dhe titull përgjithësues
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “specialja.com” sot më 24 mars ka publikuar një artikull në titullin e së cilës shkruan se pas “dy javëve do të fillojë vaksinimi kundër virusit Korona”.

Ky titull, sipas kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton të jetë i sajuar dhe i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Lajmi është i vitit të kaluar dhe ka të bëjë me njoftimin e për vaksinimin e amerikanëve më 11 dhjetor 2020.

Ky portal i dyshimtë është në gjuhën shqipe dhe pjesën dërrmuese të ndjekësve i ka kosovarë, dhe me këtë titull të rremë mund të dezinformojë lexuesit, duke menduar se bëhet fjalë për fillimin e vaksinimit në vendin tonë.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Lajm i mire edhe dy jave fillon vaksinimi kunder virusit

Një vaksinë në horizont. Amerikanët e parë do të fillojnë të vaksinohen që më 11 dhjetor, siç bëri të ditur shkencëtari dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Moncef Slaoui. “Pritshmëritë e mia janë se vaksina do të jetë po aq e sigurt sa edhe vaksinat e tjera që po përdoren në popullatë”, tha Slaoui. / Pak sekonda pas pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/03/24/lajm-i-mire-edhe-dy-jave-fillon-vaksinimi-kunder-virusit/?fbclid=IëAR1rEmËJd_XZUMmBLsdxxmhyDLh7eG6mkTJ0zF2_OJtXKEpNmkaRzyU9vL0


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale nga disa portale në gjuhën shqipe.

https://a2neës.com/2020/11/23/vaksinimi-ne-shba-pritet-te-nise-me-11-dhjetor/

https://gazetametro.net/vaksinimi-ne-shba-pritet-te-nise-me-11-dhjetor/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një artikull të vjetër të cilin e ka publikuar sot më 24 mars, duke pretenduar ta paraqesë si aktual.

Edhe pse lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me Amerikën, në titullin e këtij artikulli nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë, duke lënë të kuptohet se njoftimi ka të bëjë me Kosovën, pasi edhe vetë ky portal i dyshimtë është në gjuhën shqipe dhe shumicën e ndjekësve i ka kosovarë.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others