Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për mbylljen e kufirit Kosovë-Shqipëri, i pavërtetë

HIBRID

Një lajm është publikuar sot (11 shtator) nga portali i dyshimtë “Thedailybarta24.com”, përmes së cilit paralajmërohet mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Me titullin “LAJMI I FUNDIT – Mbyllet kufini me Shqiperi?” në këtë artikull thuhet se mbyllja do të bëhet si masë parandaluese e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

Megjithatë, përmbajtja e artikullit flet për testin që duhet bërë për COVID-19, për të gjithë ata që duan ta vizitojnë Shqipërinë. Ndërsa, përpos tjerash, këtij teksti i mungon burimi dhe është i mangët me informacion.

Teksti origjinal i publikuar në Thedailybarta24.com:

T:LAJMI I FUNDIT – Mbyllet kufini me Shqiperi?

Pas rasteve te shumta ne Shqiperi, po flitet qe te mbyllet kufiri dhe pa test mos te kalohet per Shqiperi.

Tesi duhet ti kete se paku 24 ore dhe nga disa klinika te vequara, por e gjitha kjo mund te jete nje spekulim dhe jo i vertete mbetet te shihet ne ditet ne vijim a do te lehtesohen masat apo jo.

Pas rasteve te shumta ne Shqiperi, po flitet qe te mbyllet kufiri dhe pa test mos te kalohet per Shqiperi.

Tesi duhet ti kete se paku 24 ore dhe nga disa klinika te vequara, por e gjitha kjo mund te jete nje spekulim dhe jo i vertete mbetet te shihet ne ditet ne vijim a do te lehtesohen masat apo jo.

Vegëza e artikullit të botuar:

https://thedailybarta24.com/pre/?p=2437

Analizë:

Titulli nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Pas verifikimit nga hibrid.info në makinat kërkuese, nuk është gjetur asnjë e dhënë rreth mbylljes së kufirit Kosovë – Shqipëri. Ky tekst ka përmbajtje të mangët dhe synon të tërheqë vëmendjen e lexuesit duke e klikuar atë. Për këtë arsye ai kategorizohet si “Lajm i rremë”, “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Lajm i rremë – Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere