Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paraqiten si aktuale pamjet e vjetra të bombardimeve nga forcat izraelite ajrore në Gaza

HIBRID

Faqja në  Facebook me emrin “Rruga Drejt Islamit” ka publikuar (7 tetor) një video-material në të cilën shfaqen pamje të shpërthimit të disa objekteve.

Mbishkrimi i publikimit pretendon se video-materiali shfaq momente të bombardimeve të forcave izraelite ajrore në Gaza.

Por që pas verifikimeve të fakteve nga hibrid.info është vërtetuar se pamjet e shfaqura janë të vjetra dhe se nuk pasqyrojnë situatën aktuale në Gaza.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga faqja “Rruga Drejt Islamit”:

https://www.facebook.com/rrugadrejtislamit2022/videos/836720751515252/


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se video-materiali daton që  nga maji i vitit 2023 dhe se nuk shfaq pamje të situatës aktuale në Gaza. (shih këtu)


Hibrid.info vlerëson se faqja në fjalë është munduar ta paraqesë video-materialin si lajm aktual.


Analiza:

Një  faqe në  Facebook ka publikuar një  video-material nga momente të  shperthimit të  një  objekti nga forcat ajrore izraelite.

Hibrid.info ka gjetur se video-materiali është  i vjetër dhe vlerëson se faqja në  fjalë  e ka publikuar atë  me qëllim që ta paraqesë si aktual.

Bazuar në  metodologjinë  e punës, hibrid.info e vlerë son video-materialin si “Dezinformatë ”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere