Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për mundësinë e subvencionimit të energjisë elektrike është i vjetër

HIBRID

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar dje (27 dhjetor) artikuj lidhur me aplikimin e subvencionimit të energjisë elektrike.

Në përmbajtje të artikullit gjendet një link që pretendohet se është linku për të aplikuar për këto subvencione.

Por, pas hulumtimeve dhe verifikimit të fakteve të kryera nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron dhe lajmi është i vjetër.


Vegëza e artikullit të publikuar nga faqet “Lajmi Fundit” dhe “Gazeta Rich Shqip”:

https://xnews7.com/2023/09/08/linku-ku-mund-te-aplikoni-per-subvencionim-te-energjise-kjo-eshte-shuma-e-subvencionit/?fbclid=IwAR0n0EoCcGy7nAVoTvYojOwdx5RyUuDqIIwO02TjMeUGob5_FJRqVZ2TdR4

Linku që ofrohet nga këto dy faqe, të dërgon në një artikull ku citohet një postim i bërë në Facebook nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe jipet edhe linku i publikuar nga ai.

Por, hibrid.info ka gjetur se ky postim i bërë nga Murati është i vjetër, i publikuar më 8 shtator 2023 (shih këtu), dhe se tani më nuk ka mundësi qasje në linkun e ofruar në postim. (shiko këtu)


Duke marrë parasysh raportimet e ditëve të fundit për vendimin e subvencionimit të energjisë elektrike, kjo ka bërë që të ketë postime të ndryshme, nga media dhe profile në rrjete sociale.


Analiza:

Disa faqe në median sociale Facebook, kanë publikuar artikuj të vjetër lidhur me aplikimin e subvencionimit të energjisë elektrike, duke ofruar një link me pretendim për të aplikuar për këto subvencione.

Por pas hulumtimeve dhe fakteve të kryera, hibrid.info ka gjetur se ky pretendim nuk qëndron pasi që linku i ofruar është i vjetër dhe më nuk është i vlefshëm për të pasur qasje në të.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si dezinformatë.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere