[email protected]
Artikull me lajm të vjetër e titull të sajuar
shape
shape
shape

Një artikull me titull “Rama s’e mban gojën fare dhe flet keq për Vjosa Osmanin dhe e bën ‘Spiune Serbe’”, është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas verifikimit të fakteve të bërë nga hibrid.info, del që titulli artikullit është i sajuar dhe nuk përputhet me përmbajtjen e tekstit, duke qenë se lajmi është i vjetër që përshkruan vizitën në Tiranë të Vjosa Osmanit si ushtruese detyre e Presidentes në muajin dhjetor të vitit të kaluar.

Për më tepër, në përmbajtjen e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”, nuk paraqitet asnjë deklaratë e tillë e bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që pretendohet rrejshëm në titull.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kryeministri Rama kritikoi ashpër presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, për deklarimet që ajo bëri në Tiranë gjatë vizitës treditore. / Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Zonja Osmani tha në Tiranë se në rrugën e kombit është vendosur një tra psikologjik. Kjo deklaratë është rimarrë nga opozita për të s ulmuar qeverinë me akuzën se ka vendosur kufirin mes Shqipërisë e Kosovës. / Pak sekonda pas hapjes së marketingut shfaqen PAMJET EKSKLUZIVE

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:https://specialja.com/lajme/2021/04/19/rama-se-mban-gojen-fare-dhe-flet-keq-per-vjosa-osmanin-dhe-e-ben-spiune-serbe/?fbclid=IwAR1UD–jwE1hRPUXw8XdsLYCRmYGwSTn2FHZY_k_6mG0wScz28_uXNrEzG0


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik me deklaratën e Ramës të publikuar në kohë reale nga top-channel.tv.



Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka përdorur një deklaratë të vjetër të Ramës, të cilën e ka publikuar me pretendimin ta paraqes si aktuale, duke i vënë titull të rremë.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqen “Në Kohë” në Facebook, ku ka marrë reagime dhe komente të shumta.

Pas analizës së kontrollit të fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si  “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others