Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për IQ mesatare 99 është i rremë, pasi Kosova nuk përfshihet në studimin e cituar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një imazhi pretendohet se Kosova ka inteligjencën mesatare kombëtare (IQ) 99.

Në këtë imazh paraqitet se këto të dhëna janë marrë nga një studim i kryer nga psikologu Richard Lynn dhe shkencëtari politik Tatu Vanhanen.

Postimi u publikua dje (29 prill) në TikTok nga llogaria me emër “kosovaripavdekshem2.0

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë. Në këtë studim nuk është përfshirë Kosova.


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, është konstatuar se ky pretendim është i pavërtetë. Studimi i përmendur, i titulluar “IQ and the Wealth of Nations” (IQ dhe Mirëqenia e Kombeve), nuk përfshin fare Kosovën. (Shih faqen 40 të studimit – këtu)

Për më tepër, Hibrid.info ka përdorur mjetin e verifikimit vizual “InVID” për të analizuar imazhin në fjalë. Rezultatet e analizës tregojnë se fotografia është manipuluar. Në versionin origjinal të hartës, Kosova nuk paraqitet me vlerën 99 të IQ-së. (shih fotografitë më poshtë)


Pak fjalë për këtë studim

Lynn dhe Vanhanen në këtë studim të publikuar në vitin 2012, kanë testuar hipotezën mbi marrëdhënien shkakësore midis inteligjencës mesatare kombëtare (IQ) dhe hendekut midis vendeve të pasura dhe të varfra me anë të provave empirike.

Bazuar në një studim të gjerë të testeve kombëtare të IQ, rezultatet e punës së tyre sfidojnë teoritë e mëparshme të zhvillimit ekonomik dhe ofrojnë një bazë të re për të vlerësuar perspektivat e zhvillimit ekonomik në të gjithë botën.


Analiza:

Një postim në TikTok pretendon se Kosova ka IQ mesatare 99, duke iu referuar një studimi të Richard Lynn dhe Tatu Vanhanen. Pas verifikimit nga Hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë – Kosova nuk është përfshirë në studimin “IQ and the Wealth of Nations”.

Gjithashtu, analiza e imazhit tregon se fotografia është manipuluar dhe pretendimi është i rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Manipulim i fakteve” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere