Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për nisjen e kolonave ushtarake serbe në drejtim të Kosovë, është i rremë dhe i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “infoshqip24.com” ka publikuar një artikull të vjetër ku në titullin e tij shkruan “lajmi i fundit”, kështu duke dashur ta paraqes atë si aktual.

Ky lajm është i vjetër dhe ka të bëjë me pretendimin e portalit serb “Alo” se “kolona me automjete ushtarake serbe niset për në Kosovë”.

Artikulli autentik është publikuar në maj të vitit 2019, ndërsa dje (6 shtator) është publikuar nga portali i dyshimtë “infoshqip24.com”, me pretendimin të paraqitet si lajm aktual.

Vegëza e artikullit të publikuar në “infoshqip24.com”:

https://infoshqip24.com/lajmi-fundit-kolona-me-autoblinda-serbe-eshte-nisur-ne-drejtim-te-kufirit-me-kosoven-shkruan-portali-serb-ja-skenari-qe-po-pergaditet-nga-serbia/?fbclid=IwAR1wdSkxkj4eHbUASJHWgC4xZxqqHy4BQ_JYL8uMfY23fYFDE_kxIs17TT8

I njëjti artikull u postua edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Gazeta Arbëria”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës dhe me publikimin e këtij lajmi të vjetër, mund të dezinformohen lexuesit me pretendimin e rrejshëm se lajmi është aktual.

Vegëza e artikullit të postuar në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”:

https://www.facebook.com/Gazeta66/posts/4081234288647678


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar në kohë reale (28 maj 2019) dhe i përkthyer nga media online “lajmi.net”:


Analiza:

Portali i dyshimtë “infoshqip24.com” ka publikuar një lajm të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke e quajtur si “Lajmi i fundit”.

Nga kontrollimi i fakteve përmes metodologjisë së punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere