Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi se pasaporta e Kosovës është më e dobëta në botë, nuk është i vërtetë

HIBRID

Portali “arbresh.info” ka publikuar një artikull me titull “Kosova ‘kampion’” për pasaportën më të dobët në botë”.

Lajmi i portalit “arbresh.info” është bazuar nga ueb-faqja “henleyglobal.com”, për ta ndërtuar pretendimi se “Kosova ka zënë vendin e fundit në botë për pasaportën më të botë”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet e këtij artikulli, ku është vërtetuar se nuk është e vërtetë që Kosova zë vendin e fundit në botë, pasi në po të njëjtin uebfaqe “henleyglobal.com”, Kosova ka zënë vendin e 107-të së bashku me Libinë, por prapa saj janë edhe nëntë shtete të tjera. Ndërsa vendin e fundit në botë për pasaportën më të dobët në botë e zë shteti i Afganistanit.

Teksti i artikullit të publikuar në “arbresh.info”:

Kosova është renditur e para nga një organizatë Henleyglobal.com, për pasaportën më të dobët, shkruan arbresh.info.

Në një foto të publikuar shkruan se këto shtete të cilat mbajnë këtë pasaportë nuk lejojnë personat  që të hyjnë në shumicën e shteteve pa visa.

Madje ceket qartë se për të kaluar në shtete tjera, atyre u duhet që të ofrojnë dokumente të tjera shtesë.

“Pasaportat më të dobëta janë ato që nuk lejojnë mbajtësin e pasaportës të hyjë në shumicën e vendeve pa viza. Atyre u kërkohet të paraqesin dokumente të ndryshme para kësaj”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Vegëza e artikullit të publikuar në “arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/lajmet/kosova-kampion-per-pasaporten-me-te-dobet-ne-bote/?fbclid=IwAR0J7UlDPI6f51Smxpv8GK6UMHyjQMHNdWVWTtbnAt5zfQ_Ufwllb5hCSjk


Më poshtë mund të gjeni vegzën e ueb-faqes “henleyglobal.com” me ranglistën e të gjitha pasaportave të shteteve, ku vërehet qartë se Kosova nuk është në vendin e fundit, siç pretendohet në artikullin e publikuar nga “arbresh.info”.

https://www.henleyglobal.com/passport-index/ranking

No description available.

Gjithashtu, hibrid.info ka gjetur edhe uebfaqen tjetër të quajtur “passportindex.org”, ku edhe në të nuk është pasaporta e Kosovës, por ajo e shtetit të Afganistanit.

https://www.passportindex.org/byRank.php


Analiza:

Portali “arbresh.info” ka publikuar këtë artikull duke pretenduar se sipas uebfaqes “henleyglobal.com”, pasaporta e Kosovës është renditur si më e dobëta në botë. Por, një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi hibrid.info ka verifikuar se në këtë uebfaqe Kosova zë vendin e 107-të në botë duke lënë prapa edhe nëntë shtete të tjera, ku vendin e fundit e zë pasaporta e Afganistanit.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere