Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Paraqitet si aktuale deklarata e vjetër e hoxhë Shefqet Krasniqit për LVV-në

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi     

Është publikuar një imazh me mbishkrimin që pretendon se hoxhë Shefqet Krasniqi ka deklaruar se Vetëvendosjes është haram me ja jap votën, është mekat. Vetëvendosje është një lëvizje thjeshtë enveriste. Ku më së largu me qenë muslimanët prej saj. Është mekat me ia dhënë votën Vetëvendosjes.

Përmbajtja është publikuar sot (4 janar) në faqen me emrin “Gazeta Momenti” në Facebook.

Por, hibrid.info gjeti se kjo deklaratë është bërë në vitin 2011 nga Krasniqi.

Publikimi ka marrë afër 300 komente deri në momentin e trajtimit.

Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave të kërkimit dhe ka gjetur një video-material të publikuar në Youtube, ku hoxhë Shefqet Krasniqi flet për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) (shih këtu).

Në këtë video të publikuar në vitin 2011, konfirmohet se deklarata e pretenduar ka ardhur nga hoxhë Krasniqi.

Vërtetësia e kësaj deklarate konfirmohet edhe nga një artikull tjetër të publikuar (viti 2011) në mediumin, “telegrafi.com”, ku ishte raportuar për reagimin e LVV-së ndaj deklaratave të Krasniqit, atëherë imam në Xhaminë e Madhe të Prishtinës (këtu).

Në postimin e trajtuar mungon saktësimi i kohës kur është bërë deklarata. Duke qenë se vendi gjendet në fushatë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, audienca mund ta lexojë deklaratën si aktuale.


Analiza:

Pretendimi se hoxhë Shefqet Krasniqit ka deklaruar se vota për LVV-në është mëkat, është i saktë.

Por, që deklarata është bërë në vitin 2011, gjë e cila nuk sqarohet në publikim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere