Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Dua Lipa nuk ka deklaruar se secili e njeh flamurin e armikut

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Gazeta Aktuale” ka publikuar dje (28 gusht) një imazh të Dua Lipës, këngëtares së famshme nga Kosova.

Në imazh shihet këngëtarja shqiptare me flamurin kombëtar shqiptar në duar, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë së publikuar shkruan “Dua Lipa: Secili njeh flamurin e armikut”.

Megjithatë, hibrid.info edhe pas hulumtimit, nuk ka arritur të gjejë fakte se një deklarim i tillë ka ardhur nga Dua Lipa.


Vegëza e postimit të publikuar nga “Gazeta Aktuale”:

https://www.facebook.com/AktualeOfficial/posts/pfbid02fBmn6vqsAJ5nrh73oJ5V3ikiyoiNpMTPmgsR7fqiUWGWQRdkMw9By5zmzBXcn6sel


I njëjti pretendim është publikuar edhe nga faqja në Facebook me emrin “Portali Alt”. (shih këtu)


Hibrid.info ka kontrolluar në profilet zyrtare të këngëtares në mediat sociale, Facebook dhe Instagram, por që në to nuk është gjetur deklarimi i pretenduar nga faqet e lart-cekura. (shih këtu dhe këtu)

Po ashtu edhe në ueb-faqen e këngëtares shqiptare, hibrid.info nuk ka gjetur diçka të tillë të pretenduar. (shih këtu)

Ndërsa edhe në kërkimin e bërë nga hibrid.info nëpërmjet makinës së kërkimit “Google”, rezultatet e kërkimit nuk shfaqin prova që mbështesin deklarimin e pretenduar të Dua Lipës, nga “Gazeta Aktuale”. (shih këtu)


Analiza:

Disa Faqe në Facebook kanë publikuar imazhin e Dua Lipës me mbishkrimin që pretendon se këngëtarja shqiptare është deklaruar se secili e njeh flamurin e armikut.

Por që hibrid.info ka hulumtuar dhe nuk ka gjetur fakte dhe dëshmi të besueshme, se një deklaratë e tillë ka ardhur nga këngëtarja.

Andaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson publikimin si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere