Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për paralajmërimin e CIA-s është i vjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “news426media.com” ka publikuar dje (6 tetor) një artikull me titull “CIA bën paralajmërimin e fortë: Edhe pak orë Kievi do të goditet nga një …”.

Pas verifikimit të fakteve dhe hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky portal ka publikuar artikull me lajm të vjetër, i muajit mars të këtij viti, me pretendimin ta paraqes atë si aktual.

Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar në kohë reale (10 mars) në disa media online në gjuhën shqipe.

Pra, paralajmërimi nga CIA për goditje të Kievit nga forcat ruse nuk është aktual, siç është munduar të paraqitet nga portal i dyshimtë “news426media.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

https://news426media.com/2022/10/06/38630/?fbclid=IwAR2V3w2_NfpwWs1FQSfDN22C3b-mMJpAsCs0IPa5nYwTnOMBW_A2Wp40hLU

Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “news426media.com”:

Sipas CIA-s, Kievi mund të jetë vetëm disa orë larg një sulmi “të tmerrshëm” rus, pasi zyrtarët perëndimorë paralajmërojnë se forcat e Putinit po “shtrëngojnë lakun” rreth kryeqytetit ukrainas.

Megjithëse një autokolonë masive ruse që shtrihet 40 milje në veri të kryeqytetit po i ngjan shpejt një bllokimi trafiku, zyrtarët perëndimorë kanë frikë se plani i dyshuar i Moskës për të pushtuar qytetin dhe për të rrëzuar presidentin ukrainas, definitivisht nuk ka përfunduar.


Ky artikull është shpërndarë sot (7 tetor) edhe në Facebook nga faqja “KOHA E RE”, e cila numëron afër 7 mijë ndjekës. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë lajmin autentik të publikuar më 10 mars në mediumet online në gjuhën shqipe “TopChannel.tv” dhe “Paparaci.com”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “news426media.com” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit mars, i cili kishte të bëjë me paralajmërimin e CIA-s se Kievi mund të goditej nga një sulm “i tmerrshëm” rus.

Këtë artikull të vjetër, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere