[email protected]
Mediat pro-qeveritare serbe shpërndajnë njëzëri propagandën për frikën e fqinjëve ndaj “Serbisë së Madhe”
shape
shape
shape

Disa mediume serbe, në mesin e të cilave janë “Alo.rs” dhe “Pravda.rs”, kanë publikuar një artikull me titull të sajuar, ku thuhet se “shqiptarët gjenden në panik, duke u frikuar se Serbia do t’i përpijë”.

Pretekst për të bërë këtë artikull, këto mediume serbe kanë marrë deklaratën e kryetarit të Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili ka kritikuar kryeministrin kosovar, Avdulla Hoti, se me nënshkrimin e marrëveshjes në Washingont, po lejon të “krijojë Jugosllavinë e katërt”, të udhëhequr nga serbët.

Mirëpo, brenda në përmbajtje, Kurti asnjëherë nuk parafrazohet e as citohet të ketë përdorur shprehjen “gëlltitje nga Serbët”.

Citate të Kurtit të transmetuara në artikullin e Alo.rs dhe Pravda.rs:

Albin Kurti, ish kryeministër i institucioneve të përkohshme të Prishtinës dhe udhëheqës i lëvizjes Vetëvendosje, e quajti marrëveshjen midis Beogradit dhe Prishtinës të arritur në Shtëpinë e Bardhë “një marrëveshje që krijon një” Jugosllavi të katërt “, raporton” Gazeta Express “.

Kurti beson se kjo Jugosllavi e re po krijohet përmes zonës së “mini-Shengenit”, e cila do të mundësojë hegjemoninë ekonomike të Beogradit mbi shqiptarët në Kosovë dhe Metohi dhe Shqipëri, thotë “Kosova Online”.

– Shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në atë “Jugosllavi të katërt” do të jenë vetëm konsumatorë të mallrave serbe dhe shpresojnë të marrin pagesa nga kamionët serbë. Sepse prodhuesit tanë do të mbeten të pambrojtur – tha ai në fjalimin e tij drejtuar anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Sipas tij, Kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Avdulah Hoti, nënshkroi lëshimet më të mëdha që Prishtina i bëri Beogradit në periudhën pas konfliktit.

– Serbia ka fituar rehabilitimin e plotë përpara botës – tha Kurti dhe shtoi se “për dekada, presidenti serb nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë”. Ai shtoi se Hoti po bënte një punë të keqe dhe po poshtëronte pozicionin ndërkombëtar të Prishtinës.

Vegëza e artikullit të plotë në gjuhën serbe të alo.rs dhe pravda.rs:

https://pravda.rs/lat/2020/9/28/siptari-u-panici-srbija-ce-nas-progutati/

https://www.alo.rs/kosovsko-pitanje/albanci-srbi-mini-sengen/344203/vest


Siç mund të vërehet nga ky tekst ansjë përfaqësues shqiptar as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, nuk citohet apo parafrazohet të kenë shprehur frikë nga “gëlltitja e Serbisë”. Ri rrjedhojë, as në pjesët ku citohet kryetari i Vetëvendosjes, nuk përmendet narrativa e pretenduar të paraqitet nga këto media serbe.

Siç duket, artikulli për shqetësimin e pretenduar të shqiptarëve është bërë në frymën e kontekstit të përdorur në raportimet e para një dite (27 shtator) në disa mediave tjera serbe, në të cilat trajtohet një tjetër pretendim – shqetësimi i siç thuhet “boshnjakëve dhe kroatëve”, për krijimin e një perandorie të re serbe sikurse ajo e “Car Dushanit” të udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Mirëpo edhe ky lajm duket të jetë i fryrë nga mediat serbe, me qenë se nuk bëhet fjalë për ndonjë frikë të përgjithshme, por vetëm për një analizë të një profesori boshnjak me emrin Enver Haliloviq dhe përmbajtjes së një artikulli të botuar në gazetën kroate “Jutarnji List”, ku ngritet shqetësimi për projektet e rrezikshme serbe që qëndrojnë prapa nismave rajonale, si ajo e “mini-schengenit”.

“Idenë e një mini-Shengeni, Halilović thotë nw shwrbim tw politikës së Serbisë së Madhe.Nnë të njëjtat pozicione është edhe një tekst i botuar nw gazetwn kroate ‘Jutrarnji List’”

Vegëza e artikullit origjinal të botuar nga gazeta serbe republika.rs:

https://www.republika.rs/vesti/tema-dana/232466/bosnjaci-hrvati-panici-vucic-obnavlja-dusanovo-carstvo


Sipas një hulumtimi të bërë nga platforma për kontroll të fakteve me seli në Sarajevë, “Raskrinkavanke.ba”, shpërndarje të artikujve të tillë propagandues bëjnë mediat e afërta me mediumin shtetor rus “Sputnik” dhe atij publik serb “RTS”. Media të tilla, sipas këtij studimi, dalin të jenë edhe ato të apostrofuara në këtë analizë të hibrid.info.

Raporti i ekspertëve boshnjakë në gjuhën angleze:

https://zastone.ba/app/uploads/2019/05/Disinformation_in_the_online_sphere_The_case_of_BiH_ENG.pdf


Analiza:

Pas kontrollit të fakteve dhe analizës së tyre në suaza të kontekstit nga hibrid.info, shihet qartë se këto media serbe kanë shpërndarë në mënyrë të koordinuar një propagandë që pretendon të paraqes frikën e fqinjëve të serbëve (Shqiptarëve, Kroatëve dhe Boshnjakëve) për krijimin e “Serbisë të Madhe”. Ndërsa në analizën e bërë specifikisht ndaj fakteve të artikullit të publikuar nga alo.rs dhe pravda.rs, shihet se titulli nuk korrespondon fare me përmbajtjen dhe ka për qëllim që të shpërndajë dezinformatë. Për këtë arsye, këtë artikull hibrid.info e kategorizon si “Dezinofrmatë”, “Lajm të rremë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Manipulim i fakteve

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Lajm i rremë

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Clickbait

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others