Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk sqarohet vendndodhja e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar sot (14 shtator) artikullin me titull “Aksident i rëndë! Gruaja shtatzënë humb jetën, përfundon poshtë autobusit (VIDEO)”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se në titulli është përgjithësues që nuk sqaron vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet “Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Stamboll, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën…”

Duke e ditur se adresa e portalit informativ në seksionin “TE DHENAT PERSONALE”, shfaqet të jetë në Tiranë (shih këtu), kjo bën që mos saktësimi i vendit se ku ka ndodhur lajmi, të lë hapësirë për dezinformim se bëhet fjalë për ngjarje të ndodhur në Shqipëri.


Vegëza e artikullit të publikuar nga  portali “Gazeta-shqip.com”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/688785/humbin-jeten-6-punetore-pasi-shkeputet-vinci/?fbclid=IwAR2g7URKziGcoonLhai5QbwIPxqwb-1ExApsBbYVDQajp7oArdWGXXSA4Os


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Turqi (Stamboll),  hibrid.info ka gjetur të publikuar në media turke artikuj në lidhje me ngjarjen në fjalë. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se mediumi “Gazeta Shqip” ka publikuar një artikull lidhur me një ngjarje të ndodhur në Stamboll, por në titulli nuk bëhet e qartë se për cilin vend bën fjalë lajmi.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere