Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për rënien e çmimit të derivateve të naftës është i vjetër

HIBRID

Artikulli me titull “Pas rënies së cmimit të naftës, vjen lajmi tjetër i mirë për të gjithë qytetarët”, është publikuar nga portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com”.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është jo adekuat, ndërsa në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit mars.

Në këtë lajm paraqitet deklarata e zëvendësministrin e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, i cili më 18 mars kishte bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e Transportit Rrugor, të kthejnë çmimet si kanë qenë më pare, pasi atëkohë kishte rënë çmimi i naftës.

Pra, lajmi është i vjetër dhe përmban titull të sajuar që lë të kuptohet se aktualisht ka rënie të çmimit të naftës në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “mergimtarshqip.com”:

https://mergimtarshqip.com/wp/pas-renies-se-cmimit-te-naftes-vjen-lajmi-tjeter-i-mire-per-gjithe-qytetaret/?fbclid=IwAR2Y39jxAGzdyj6HFt1PGWkWeB19sW01XB-XxiKWzReEUcDoYghTc5KSm9g

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe në Facebook përmes faqes “Gazeta”, e cila në këtë postim ka grumbulluar numër të madh reagimesh e komentesh. (shih këtu)


Hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në kohë reale (18 mars) me njoftimin e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, të publikuar në disa media online. (shih këtu dhe këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin që çmimi i naftës në Kosovë nuk ka pësuar rënie, por ditët e fundit është ngritur, hibrid.info ka arritur të gjejë artikuj të publikuar nga disa mediume online në Kosovë që kanë raportuar për ngritjen e çmimit të naftës.

Portali “Paparaci.com” dje (5 qershor) ka publikuar artikullin që tregon se çmimi i derivateve të naftës në tregun e Kosovës ka shënuar sërish rritje. (shih këtu)

Edhe mediumi online “EkonomiaOnline.com” me datën 3 qershor ka publikuar artikull lidhur me shtrenjtimin e naftës në vendin tonë. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “mergimtarshqip.com” ka publikuar artikull të vjetër të muajit mars, atëkohë kur Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte njoftuar për arritjen e një marrëveshjeje me Shoqatën e Transportit Rrugor, që të kthejnë çmimet e derivateve të naftës.

Por, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë artikull si aktual, duke i vënë titull të sajuar.

Nga analiza e kontrollit të fakteve, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere