Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi për të shtëna armësh, ilustrohet me fotografi jo adekuate

HIBRID

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull me titull “LAJMI I FUNDIT: Të shtëna me armë në veri”, të cilës i ka vënë fotografi jo adekuate.

Në fotografinë ilustruese paraqiten pamjet e publikuara nga sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit të datës 15 prill. Ndërsa në përmbajtje të artikullit, bazuar në informacionet e portalit “Jepi Zë”, bëhet fjalë për një zënkë me armë zjarri, në Lagjen e Minatorëve, në veri të Mtirovicës.

Pra, fotografia e përdorur nga portali “GazetaDemos.com” është jo adekuate, pasi lë të kuptohet se të shtënat e armëve janë bërë në drejtim të Policisë së Kosovës.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.com/lajmi-i-fundit-te-shtena-me-arme-ne-veri/?fbclid=IwAR3kP33rBqUYm5WeNlkooDhEsP_g7nK1LFygsmZIAK2zF9R98NtDC-QP1-8
https://gazetademos.com/lajmi-i-fundit-te-shtena-me-arme-ne-veri/?fbclid=IwAR3kP33rBqUYm5WeNlkooDhEsP_g7nK1LFygsmZIAK2zF9R98NtDC-QP1-8

Portali “Jepi Zë”, që ka informuar i pari lidhur me këtë ngjarje, në këtë artikull ka përdorur fotografi ilustruese në të cilën shihet një pjesë nga Veriu i Mitrovicës. (shih këtu)


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të gjejë fotografinë e publikuar nga “GazetaDemos”, e cila është përdorur nga disa media online lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit që kishte ndodhur me datë 15 prill 2022. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali “GazetaDemos.com” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me të shtëna armësh në veri të vendit, ku thuhet se dyshohet se janë gjuajtur dy grupe mes vete.

Por, në këtë artikull ky portal ka vënë fotografi jo adekuate, e cila ka të bëjë me sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit të datës 15 prill të këtij viti.

Kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se këto të shtëna armësh kanë ndodhur ndaj Policisë së Kosovës. Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere