Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se në cilin shtet janë “droguar” fëmijët në kopsht

FATBARDH DEMA

Disa portale informative në gjuhën shqipe kanë publikuar dje (20 qershor) një artikull me titull “Fëmijët ‘drogohen’ me barëra për qetësim në një kopsht, protestojnë prindërit”.

Pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, hibrid.info ka vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk qartëson se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje.

Vendndodhja e ngjarjes sqarohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishull”.

Duke e ditur se këto portale publikojnë artikuj në gjuhën shqipe, si dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i lënë kuptojnë përmes titullit se “drogimi” në kopsht të fëmijëve ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet si “botapress.info”, “prishtinapress.net”, “rilindja.al” dhe “indeks.mk”:

https://botapress.info/femijet-drogohen-me-barera-per-qetesim-ne-nje-kopsht-protestojne-prinderit/?fbclid=IwAR0MTPRWA9LMwZeAuWVNvGbR-j6-2GZlcVw_rwpWISH8MHdS1CxaRwQIE6E
https://www.prishtinapress.net/femijet-drogohen-me-barera-per-qetesim-ne-nje-kopsht-protestojne-prinderit/?fbclid=IwAR1dCV2a7bSdvPNIJToX-iezlEEXC9-mSZ39JsL_YeClj8AGQ9ZL-hVSkno
https://rilindja.al/femijet-drogohen-me-barera-per-qetesim-ne-nje-kopsht-protestojne-prinderit/?fbclid=IwAR0j6RYve92gh96tcxj-8DBiXuWhoUIduG1g_4dZ2I9tF0vXcTBpqUKJqYI
https://indeks.mk/femijet-drogohen-me-barera-per-qetesim-ne-nje-kopsht-protestojne-prinderit/?fbclid=IwAR1NUiG0AdrIvFH8z0_rF1GL-LVi0tqYO7rruz8ML-wP7bXVFQPviZd01QQ

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Tajvan, hibrid.info ka arritur ta gjejë artikullin e publikuar në mediumin britanik BBC në shërbimin për Azi. (shih këtu)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se portalet e lartcekura kanë publikuar një artikull në lidhje me “drogimin” e disa fëmijëve në një kopsht në Tajvan, por që në titull nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Këto portale, duke u bazuar në përcjellësit e faqeve të tyre në Facebook, numrin më të madh të lexuesve i kanë shqipfolës, prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere