Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Rezultati i sondazhit të vitit 2021 paraqitet rrejshëm si aktual

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

U publikua një postim me pretendimin se paraqet rezultatet nga sondazhi i fundit për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Në përshkrimin e këtij postimi, pretendohet se të dhënat nga ky sondazh paraqesin Lëvizjen Vetëvendosje me 54.1%, më shumë se të gjitha partitë tjera së bashku.

Ky sondazh u publikua me datë 22 janar nga faqja “Lajme Nga Bota” në Facebook.

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online nga hibrid.info, u vërtetua se ky sondazh është i vjetër, i publikuar në vitin 2021.


Pas verifikimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka gjetur se ky sondazh u krye në janar të vitit 2021 për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

RTV Dukagjini kishte prezantuar këtë sondazh për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të atij viti. Sipas anketës së “Riinvest Analytics” të kërkuar nga RTV Dukagjini, LVV-ja kryesonte me 54.1%, e ndjekur nga PDK me 14.9%.

Pra, sondazhi i vitit 2021 u publikua me pretendimin që të paraqitet rrejshëm si aktual.


Analiza:

Një sondazh i kryer në vitin 2021 për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, u publikua me datë 22 janar 2025 me pretendimin se është aktual.

Në këtë sondazh, Lëvizja Vetëvendosje kryesonte me mbi 54%.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere