Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Këshilla shëndetësore të pa verifikuara

HIBRID

Portali “GazetaExpress.com” në rubrikën ‘Shneta’ ka publikuar një artikull me titull “Problemi shëndetësor tregon se mund të keni kur ju mbesin shenja pasi hiqni çorapet”.

Në këtë artikull jepen disa këshilla shëndetësore që ndërlidhen me ndikimin e çorapeve në qarkullimin e gjakut te kyçet e këmbëve.  

Megjithatë, këtij artikulli i mungon burimi i informacionit dhe nuk dihet se nga cili studim janë marrë këto fakte.

Një pjesë nga teksti origjinal i publikuar në GazetaExpress:

Por çfarë problemesh shëndetësore mund t’ju sinjalizojnë këto shenja nga çorapet?

Nëse keni ndjesinë e fryrjes, arsyeja mund të jetë rrjedhje e një sasie më të madhe të gjakut në pjesën e poshtme të këmbëve. Zakonisht, nuk është e dhimbshme, por veshja e çorapeve mund t’ju bëjë të mos ndiheni rehat.

Presioni i lartë i gjakut e bën më të vështirë që zemra të transportojë gjak në të gjithë trupin. Kështu që trupi përgjigjet duke qarkulluar më shumë gjak në pjesën e këmbëve.

Vegëza e artikullit të publikuar në GazetaExpress.com:


Analiza:

Në këtë artikull mungon burimi i informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet që paraqiten në tekst nuk janë të verifikuara. Hibrid.info këtë artikull e kategorizon si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere