Media e dyshimt “GazetaAktive” nga faqja e tyre ne Facebook, ka shpërndarë një lajm të një ueb-faqe me emër – “todaykhobor.com”, me titull “Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente”.
Në titull pretendohet të paraqitet në mënyrë të sajuar një qëndrim i ish-kryeministrit, tash deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me procesin e votimit të Vjosa Osmanit për Presidentet të vendit. Ndërsa, në brendi të artikullit, është publikuar një lajm i marr nga emisioni “Debat Plus” i RTV Dukagjini, që paraqet një pretendim tjetër të ngritur në kuadër të këtij emisioni.
Artikulli i publikuar nga “todaykhobor.com” e i shpërndarë nga “GazetaAktive”:
T: Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente
Njëri prej tre deputetëve te LDK-së, që nuk votuan sonte për Vjosa Osmanin ishte edhe ish kryeministri Abdulla Hoti. Sipas burimeve të Debat Plus, Hoti ka thënë se dorëhiqet por s’e jep votën e tij. “Hoti: Jam i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit pasi u bë Vjosa Presidente”.
Vegëza e artikullit të publikuar nga “todaykhobor.com” e i shpërndarë nga “GazetaAktive”:
Në fakt, sipas burimeve të RTV Dukagjini, ndonëse të pa konfirmuara, Hoti ka thënë se është “i gatshëm ta dorëzoj postin e deputetit” për mos t’i dhënë votë Osmanit. Por jo të jap dorëheqje pasi zgjedhjes së Osmanit në pozitën e Presidentes, siç pretendohet nga “Gazeta Aktive”.
Vegëza e artikullit autentik të publikuar nga disa media:
Analiza:
Ky artikull i shpërndarë nga “GazetaAktive” është i trilluar. Sikurse në titull, ashtu edhe në përmbajtje është ndryshuar deklarata e Hotit e publikuar në RTV Dukagjini. Nga kjo analizë, rezulton se ky artikull mund të vlerësohet si “Lajm i rremë” dhe “Dezinformatë”.
Vlerësimi:
Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.
Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.