Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lladrovci nuk ka thënë se do të kalojë në VV

HIBRID

Artikulli me titull “Lladrovci: Njerëzit e rinj të PDK-së po punojnë kundër meje, do dal në VV?” është publikuar nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në emisonin “Kallxo Përnime” ka deklaruar se në Partinë Demoratike të Kosovës (PDK) ka njerëz që janë kundër kandidaturës sëtij për kreun e kësaj Komune, në zgjedhjet e ardhshme lokale, që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vlerësuar se ky artikull përmban titull të rremë, pasi Lladrovci në asnjë rast nuk ka përmendur ndonjë aderim të mundshëm të tij në Lëvizjen Vetëvendosje, siç pretendohet rrejshëm në titullin e artikullit të publikuar në “specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në “specialja.com”:

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se ka persona brenda Partisë Demokratike të Kosovës nga dega në Drenas që janë kundër kandidaturës sëtij për kreun e kësaj Komune për zgjedhjet që priten të mbahen në vjeshtën e këtij viti.

Lladrovci thotë “l u f t a” ndaj tij ka filluar që kur është propozuar më 2016 për kryetar të Drenasit nga ish-lideri i PDK-së, Kadri Veseli. / Pak sekonda pasi ta hapësh marketingun shih PAMJET

Vegëza e artikullit të publikuar në “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/06/01/lladrovci-njerezit-e-rinj-te-pdk-se-po-punojne-kunder-meje-do-dal-ne-vv/?fbclid=IwAR14I4-NHSHPDHhic8UImZGmWv9IDNeqJsWnX-menLJJLRVbEtl7X2vRkJs

Në fakt, Lladrovci ka shprehur pakënaqësi me me nivelin qendror të PDK-së, duke thënë se janë kundër ri-kandidimit të tij për kryetar të Drenasit, por nuk ka shprehur gatishmëri për t’aderuar në Lëvvizjen Vetëvendosje.

Deklarata e Ramiz Lladrovcit në emisionin “Kallxo Përnime”:

“Unë me partinë në nivel qendror jam në rregull, po në luftë me mua janë ata sepse unë nuk bëj atë që duan ata me e bë… Në parti nuk vijnë njerëzit e mirë gjithmonë, sepse nuk vjen i miri me u shty me të keqin. P.sh. këta keqbërësit, e kanë një pikë ku e kanë bë një nënshkrim në letër kundër emërimit tem, por po harrojnë se unë jam i emerum në janar me vendim të partisë se unë jam kandidat për katër vjet. Por po harrojnë e po provojnë mos po mbërrijnë me bë diçka. Ata tanë, edhe të partive tjera, i dojnë veç mu jo”, u shpreh Lladrovci në emisionin “KALLXO Përnime”.

Më poshtë mund të gjeni vegzën e artikullit autentik të publikuar në “kallxo.com”:

https://kallxo.com/lajm/lladrovci-brenda-pdk-se-po-punojne-kunder-meje/

Analiza:

Portali i dyshimtë “specialja.com” ka publikuar një artikull me deklaratën e Lladrovcit, i cili për emisionin “Kallxo Përnime” kishte treguar se ka njerëz brenda PDK-së që janë kundër tij. Por, këtij artikulli qëllimshëm i është vënë titull i sajuar, duke pretenduar se gjoja ai ka thënë se do të kalojë në VV.

Pas analizës së kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere