Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet si fakt deklarata e Janjiq se Amerika paraqet dokument për njohje Kosovë-Serbi

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një imazh me mbishkrimin “Amerika paraqet dokument për njohje Kosovë – Serbi në mars ose prill”.

Imazhi me këtë mbishkrimin është gjetur i publikuar (18 janar) në TikTok nga llogaritë me emrat “gazeta_minuti” dhe “linkesti4” si dhe në Facebook në grupin “#QeveriaKurti3”, nga një llogari me emrin “Javer Karagjyzi”.

Çka nuk shkon me mbishkrimin në këtë përmbajtje?

Hibrid.info gjeti se pretendimi i paraqitur në këtë imazh është deklaratë e ekspertit të politikave në Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq. Në këto imazhe, parashikimi i Janjiq është paraqitur si pohim faktik, pa e sqaruar se bëhet fjalë për një deklaratë të tij.   

Deri në momentin e trajtimit në TikTok, përmbajtja në “gazeta_minuti” ka marrë mbi 1 mijë shikime dhe në “linkesti4” ka marrë mbi 18 mijë shikime.

Ndërsa në Facebook ajo ka mbi 70 pëlqime, në një grup publik me mbi 8 mijë anëtarë.


Hibrid.info ka hulumtuar në makinën e kërkimit “Google”, me fjalët e pretendimit të paraqitur në imazh (shih këtu). Rezultatet nga kërkimi kanë paraqitur disa artikuj, ku bëhet e qartë se pretendimi paraqet deklaratë të ekspertit të politikave Janjiq (shih këtu, këtu dhe këtu).

Në bazë të asaj që thuhet në artikujt e mediave në gjuhën shqipe, Janjiq e ka bërë deklaratën në në podkastin “DLZ”, i publikuar në Youtube të martën (13 janar).

Sipas përshkrimit që ka videoja, të cilin hibrid.info e ka përkthyer me anë të “Google Translate”, kuptohet se deklarata e Janjiq për dokumentin amerikan është bërë në këtë emision (shih këtu).


Një provë tjetër që tregon se kemi të bëjmë me një deklaratë të analistit serb është fakti se, për të njëjtin imazh të publikuar nga faqja “Gazeta Minuti” në Facebook, vetë publikuesi ka sqaruar në koment se deklarata i përket Janjiqit (shih këtu).


Sipas Aktit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare, i miratuar nga të dyja Dhomat e Kongresit amerikan dhe i nënshkruar si ligj më 18 dhjetor nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, shteti amerikan duhet të vazhdojë të mbështes një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë bazuar në njohjen reciproke, por nuk kanë përmendur datë se kur mund të arrihet diçka e tillë.

Ky akt po ashtu thekson se Serbia dhe Kosova duhet të përpiqen të bëjnë përparim të menjëhershëm në lidhje me Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes për Normalizimin e Raporteve ndërmjet dy vendeve (shih këtu).

Analiza:

Pretendimi i paraqitur me anë të një mbishkrimi në një imazh se “Amerika paraqet dokument për njohje Kosovë – Serbi në mars ose prill” është i pasaktë.

Në këtë përmbajtje, një parashikim personal i analistit serb Dushan Janjiq është paraqitur si fakt i konfirmuar, pa sqaruar se bëhet fjalë për deklaratë të tij.

Pra, nuk bëhet fjalë për një dokument zyrtar me afate konkrete për njohjen Kosovë-Serbi, të prezantuar nga SHBA.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Manipulim i fakteve”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato përmbajtje informative që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere