Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk bëhet e qartë se sulmi me thikë ka ndodhur në një shkollë në Uells

HIBRID

Është publikuar dje (25 prill) një artikull i titulluar “Sulm me thikë në një shkollë, plagosen dy mësues dhe një nxënës”.

Artikulli është publikuar nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas kontrollit të fakteve të realizuar nga hibrid.info, është vërtetuar se në titull nuk bëhet e qartë se ngjarja ka ndodhur në Uells të Britanisë së Madhe.

Portali informativ në fjalë është i regjistruar në Kosovë (shih këtu), andaj si i tillë, titulli në fjalë, mund të lë vend për keqinformim te lexuesit e mundshëm të këtij artikulli, se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali informativ “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/715420/sulm-me-thike-ne-nje-shkolle-plagosen-dy-mesues-dhe-nje-nxenes/?fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR3-bXcNfu_Ovle-Hc2o0hVIrpjHFeNOb9kwl1KqN__23BLJi33wtCVtMUM_aem_AdM7swkf3SSSTWZhfAQmmE5zPZG6SZNo0jkzM65FhA3gBqK7_XBXdvkci0oG27L2xc7Sx4_kqutrItPEsyCJLgbQ


Vend-ndodhja e ngjarjes tregohet në kreun e këtij artikulli, kur thuhet se: “Një vajzë adoleshente është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi dy mësues dhe një nxënës u goditën me thikë në një shkollë në West Wales”.


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinave të kërkimit dhe ka gjetur artikuj të publikuar nga mediat në gjuhën angleze, ku tregohet për ngjarjen e ndodhur në Uells (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Është publikuar një artikull për një sulm me thikë në një shkollë në Uells, prej nga kanë mbetur të plagosur tre persona.

Titulli i artikullit në fjalë nuk e qartëson vendin se ku ka ndodhur lajmi.

Mediumi online “Kosova-sot.info” është portal i cili vepron në Kosovë. Mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes në këtë rast, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, se bëhet fjalë për ngjarja të ndodhur në Kosovë.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere