[email protected]
Nuk ka vendim për karantinë në Kosovë, por vetëm propozim
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “worldnews83.com” ka publikuar një artikull me titull “E FUNDlT // Se shpejti KARANTlNE Ne Kosove ?!”.

Hibrid.info ka kontrolluar faktet e këtij teksti, ku është vërtetuar se artikulli përmban titull të sajuar, pasi nuk ka asnjë vendim që së shpejti do të ketë karantinë në Kosovë si pasojë e virusit Korona.

Ajo që paraqitet në përmbajtjen e këtij teksti, është që kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka kërkuar që të mbyllet vendi për dy javë, në mënyrë që të ngadalësohet përhapja e virusit.

Pra, ky është vetëm një propozim i bërë nga i pari i Prishtinës, por pretendimi se ky vendim do të hyjë në fuqi së shpejti është i pavërtetë, siç pretendohet në titullin e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “worldnews83.com”:

https://worldnews83.com/e-fundlt-se-shpejti-karantlne-ne-kosove/?fbclid=IwAR33F-MS-RCR-Rp9TOKNJ9t5E6aHACeJme9WPdd4G3P3QZVfT4w-cQpUnnM

Ky artikull i publikuar nga portali i dyshimtë “worldnews83.com” është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Express Gazeta”, e cila numëron mbi 50 mijë ndjekës.

Vegëza e postimit të artikullit në faqen “Express Gazeta” në Facebook:

https://www.facebook.com/expresssgazeta/posts/229335025797569


Më poshtë mund të gjeni propozimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar mbyllje dy javore si dhe fushatë më “agresive” të vaksinimit.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10161309125512166


Analiza:

Portali i dyshimtë “worldnews83.com” e ka publikuar një artikull me propozimin e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili kishte kërkuar që të mbyllet vendi për 2 javë në mënyrë që të ngadalësohet përhapja e virusit Korona.

Por këtij artikulli i është vënë titull tendencioz, duke lënë të kuptohet se ky vendim do të hyjë së shpejti në fuqi.

Nga kontrolli i fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others