Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Manipulohet deklarata e zyrtarit të lartë të NATO-s nga “happaytv.rs”

FESTIM RIZANAJ

Medium në gjuhën serbe “happytv.rs” ka publikuar një artikull dje (30 maj) lidhur me një deklaratë rreth zhvillimeve në Kosovë të Mircea Geoană, zëvendës sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Artikulli mbanë titullin “ZËRI I ARSYES? Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s DËNON REAGIMIN E KFOR-it.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se titulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Vegëza e artikullit të publikuar në “happytv.rs”:

https://happytv.rs/vesti/politika/zamenik-generalnog-sekretara-nato-osudio-kfor/579495/?fbclid=IwAR0Kiqa2ceyKbFY6DpoFZPKgfdRV0vslcoDYxdpL2avMcTPmHZddR_fne8U

Pjesë të artikullit të publikuar në “happytv.rs”:

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Joan, ka dënuar ashpër sot sulmet ndaj forcave të KFOR-it në veri të Kosovës.


Në fakt, përmbajtjen e artikullit, “happytv.rs” e ka marrë nga agjencia e serbe e lajmeve “Tanjug.rs”, por e ka manipuluar përmes titullit, duke mos prezantuar saktësisht deklaratën e Geoană-s.

Përderisa në “tanjug.rs” titulli i këtij artikulli është “Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mircea Geoana dënoi sulmin ndaj KFOR-it në veri të Kosovës” (këtu), “happytv.rs” ka manipuluar me titullin, duke pretenduar diçka tjetër.

Përmbajtja e artikullit është e bazuar në një deklaratë të përfaqësuesit të NATO-s, Geoană të bërë gjatë një vizite në Malin e Zi, ku foli edhe për sulmin ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës.

“NATO dënon ashpër sulmet e djeshme të paprovokuara kundër trupave të KFOR-it në veri të Kosovës. Sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme”. (këtu)

Pra, Geoană ka dënuar sulmin ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, e nuk e ka dënuar reagimin e tyre, siç pretendon mediumi serbe në titull të artikullit lidhur me këtë.

Për më tepër, të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, bëri të ditur misioni përmes një njoftimi për media. (këtu)


Analiza:

Titulli nuk i korrespondon përmbajtjes në artikullin e publikuar në mediumi në gjuhën serbe “happytv.rs” lidhur me deklaratën e zëvendës sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana për sulmin ndaj trupave të KFOR-it në veri.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere