Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Protesta në Tel Aviv nuk është mbajtur si shkak për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një fotografi të një proteste në qytetin izraelit Tel Aviv.

Me anë të këtij imazhi, është pretenduar se protesta është mbajtur si shkak për arritjen e marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk qëndron, dhe se protesta në Tel Aviv është mbajtur nga familjet e të burgosurve izraelitë, kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu-t.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqet “Umar Al Khattab” dhe “Medh’hebi HANEFI”:

https://www.facebook.com/umar.al.khattabi/posts/pfbid0DEuvDpEKKw9V6KenW47LAzLXmrmuwXGk1sjE2UAXYMaUdA2M9hUjnuT9qpYadmHQl

https://www.facebook.com/medh.hanefij/posts/pfbid0wXLQUvZLoDaxE48VjxFeBjBs25JYHUNoz4U18hLUdwaXYXgdGiSxsAMVCYadFu6gl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë imazhin e njëjtë të publikuar në një artikull të mediumit arab “Arab Journal”, që sqaron se pamja paraqet protestë kundër qeverisë së Netanyahut në Tel Aviv. (shih këtu)


Pjesë nga artikulli i publikuar në mediumin arab “Arab Journal”, i përkthyer në shqip:

Tel Avivi ishte dëshmitar i një demonstrate të madhe nga familjet e të burgosurve kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra kolonëve izraelitë.

Gjatë demonstratës, demonstruesit ngritën pankarta ku shkruhej: “Ne po vdesim për shkak të politikës së Netanyahu… Largohuni nga jeta jonë”, duke kërkuar përfundimin e luftës dhe lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë në Rripin e Gazës.


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se disa faqe në Facebook kanë publikuar një imazh të disa protestuesve në Tel Aviv me pretendimin e rremë se protesta është mbajtur për arsye të arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e pengjeve ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka vërtetuar se protesta në Tel Aviv është mbajtur nga familjet e të burgosurve izraelitë, kundër qeverisë së Benjamin Netanyahu.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere