Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Marigona Geci nuk ka thënë se LDK-ja do ta votojë qeverinë e Kurtit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Marigona Geci, është shprehur se ky subjekt politik do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit.

Postimi u publikua në Facebook nga faqja që mban emrin “75% për Albinin”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer online, hibrid.info nuk ka gjetur një deklaratë të tillë nga Geci, që është publikuar në ndonjë nga mediat kredibile.


Hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Marigona Geci: LDK do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit”, e që rezultatet nuk shfaqin një deklaratë të tillë të publikuar në media.

As në llogarinë zyrtare të Gecit në Facebook nuk gjendet një deklaratë e tillë. (shih këtu)


Përveç kësaj, në postimin e bërë nga faqja e lartcekur “75% për Albinin”, ka komentuar edhe babai i Marigonës, Gani Geci, i cili ka demantuar këtë pretendim. (shih fotografinë më poshtë)


Analiza:

Përmes një postimi në Facebook u pretendua se Marigona Geci ka deklaruar që LDK-ja do ta votojë qeverinë e Kurtit.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Madje edhe vetë babai i Marigonës, Gani Geci përmes një komenti ka demantuar një gjë të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të faqes “75% me Albinin” si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere