Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Marrja e certifikatës së vaksinimit pa e bërë vaksinën, nuk ka të bëjë me Kosovën

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Certifikata e vaksinimit blihet me 50 euro, s’ke nevojë për vaksinë”, dhe në fotografi ka vendosur një imazh ku shihet salla 1 tetori në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet për vaksinimin anti Covid.

Me këtë fotografi të vendosur, portali “kosova-sot.info” lë të kuptohet se certifikata e vaksinimit mund të blehet në Kosovë për 50 euro.

Por, pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, në përmbajtje bëhet e ditur se ngjarja ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë. Pra, edhe në titull nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke ditur se portali “kosova-sot.info” shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo  dukuri negative ka të bëjë me shtetin kosovarë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/580969/certifikata-e-vaksinimit-blihet-me-50-euro-ske-nevoje-per-vaksine/


Emisioni investigativ në Shqipëri “Fiks Fare” dje (e martë 9 nentor) ka transmetuar një skandal në shtetin shqiptar, që ka të bëjë me marrjen e Certifikatës së vaksinimt kundër Covid -19, pa e kryer fare vaksinën.

Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në “top-channel.tv”:


Analiza:

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar artikullin që ka të bëjë me shtetin e Shqipërisë, kur është zbuluar skandali për marrjen e Certifikatës së vaksinimt kundër Covid -19, pa e kryer fare vaksinën.

Por në publikimin e këtij artikulli është vendosur fotografi tjetër, ajo e sallës 1 tetori në Prishtinë, si dhe në tekst nuk tregon se në cilin shtet ka ndodhur ky skandal. Kjo mund të dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se kjo  dukuri negative ka të bëjë me Kosovën.

Nga analiza e kontrollit të fakteve e kryer nga hibrid.info, ky artikull merr vlerësimin si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere