Të fundit | Kush janë mbrojtësit e integritetit të informacionit? Të fundit | Imazhi i gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet rrejshëm si flamur… Të fundit | Narrativat keqinformuese për Kosovën në fjalimin e Vuçiqit në OKB Të fundit | Ish-ministri britanik nuk tha se gjyqtari Smith mori 3 milionë euro nga Ser… Të fundit | Videoja e vjetër e policisë së New York-ut paraqitet rrejshëm si eskortë e… Të fundit | Imazhi që paraqet një takim të Kurtit me Trumpin, i gjeneruar me IA Të fundit | Narrativa e Zakharovës pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: “Do të dënohen… Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K…
[ ARTIKULLI ]

Ballina e “Blic”-it për rastin e Time Kadrijajt dhe Albin Kurtit është e rreme

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Ballina e publikuar si e “Blic”-it është e sajuar, e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Në disa faqe dhe profile në rrjetet sociale është publikuar një imazh që paraqet një ballinë të pretenduar të gazetës serbe “Blic”, me datën 8 gusht 2026, duke pretenduar se kjo është ballina e gazetës pas incidentit të ndodhur në Kuvendin e Kosovës. (këtu, këtu, këtu)

Në ballinën e publikuar pretendohet se gazeta “Blic” ka raportuar në faqen e parë për incidentin gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Imazhi është shpërndarë si një ballinë autentike e gazetës serbe dhe përdoret për të krijuar përshtypjen se ky ka qenë lajmi kryesor i publikuar nga “Blic” më 8 gusht 2026.

Pas verifikimit të fakteve imazhi rezulton të jetë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Çka dihet?

Kjo përmbajtje është publikuar fillimisht në TikTok nga llogaria @22ss564, dhe pastaj është shpërndarë nga faqe dhe llogari në Facebook.

Hibrid.info ka verifikuar pretendimin përmes kërkimeve në faqen zyrtare të Blic.rs, si dhe duke krahasuar përmbajtjen e pretenduar me publikimet e kësaj medie.

Nga verifikimi rezulton se ballina e publikuar në rrjetet sociale nuk përputhet me ballinën reale të “Blic”-it të datës 8 gusht 2026. (këtu)

Faqja zyrtare e “Blic”-it përmban publikime të datës 8 gusht 2026 lidhur me ngjarjen me titull si ne ballinën e sajuar, por ballina e shpërndarë në rrjetet sociale nuk gjendet në materialet autentike të gazetës dhe nuk përputhet me përmbajtjen e publikuar nga mediumi.

Po ashtu, imazhi është verifikuar me vegla të detektimit të gjeneruara me inteligjencë artificiale të cilat sygjerojn që ky imazh me 99% mundësisht është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Ndërkohë, vetë incidenti i paraqitur në imazhin e manipuluar ka ndodhur realisht më 8 gusht 2026. Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, deputetja Time Kadrijaj hodhi vezë në drejtim të Albin Kurtit, pas fjalimit të këtij të fundit lidhur me nevojën për më shumë kohë për të vazhduar negociatat politike. Incidenti shkaktoi ndërprerjen e seancës.


Analiza

Rasti paraqet një ballinë të falsifikuar të një mediumi real, duke përdorur emrin, logon dhe elementet grafike të gazetës serbe “Blic” për t’i dhënë imazhit pamjen e një burimi autentik.

Manipulimi bëhet më bindës për shkak se lidhet me një ngjarje që ka ndodhur realisht. Pra, ngjarja është e vërtetë, por ballina e atribuar “Blic”-it është e rreme.

Verifikimi i arkivës dhe publikimeve të “Blic”-it tregon se pretendimi për autenticitetin e kësaj balline nuk qëndron dhe se ajo është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson “mashtrim”.


Vlerësimi

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere