Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë lajmin, rrjedhimisht vendin e ngjarjes

HIBRID

Portali informativ “kosovapost.net” ka publikuar sot (28 korrik) një artikull me titull “Vritet reperi i njohur, pesë minuta para vrasjes bëri këtë postim”.

Pas kontrollimit të fakteve, të kryer nga hibrid.info, rezulton që me këtë titull të vendosur, autori mund të ketë tendencë të dezinformimit të lexuesve, pasi që ngjarja ka të bëjë me shtetin e Florida-s në SHBA, ndërsa një gjë e tillë nuk qartësohet në titull.

Duke ditur se ky portal informativ është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, përfshirë këtu edhe faktin që titulli i artikullit nuk qartëson se ku ka ndodhur ngjarja, mund që shumë lehtë t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të aludojnë se ngjarja mund t’i ketë ndodhur një reperi kosovar në vendin tonë.

Gjithashtu, përveç titullit edhe fotografia e artikullit nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Kosovapost.net”:

Një reper në Florida u qëllua jashtë banesës së tij në Tampa vetëm pesë minuta pasi ai ndau një postim në Instagram duke i nxitur rivalët e tij të përballeshin me të.

Rollie Bands u qëllua në parkingun e IQ Apartments në bulevardin Bruce B Downs në Tampa të premten pasdite. Ai u dërgua me urgjencë në spital, por më pas ndërroi jetë nga plagët e marra.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin informativ “Kosovapost.net”:

https://kosovapost.net/vritet-reperi-i-njohur-pese-minuta-para-vrasjes-beri-kete-postim/

Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosovapost.net” nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë (sipas të dhënave në faqen e këtij mediumi në Facebook), shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Gjithashtu edhe me anë të fotografisë së vendosur në artikull, ka tendencë të dezinfomimit të lexuesve, pasi në të shihet shiriti i policisë, në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”. Pra, as titulli e as fotografia nuk i përgjigjen përmbajtjes në tekst, pasi nuk qartësohet se bëhet fjalë për një ngjarje në shtetin e Florida-s në SHBA.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e velrëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere