Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Titulli “Jeremiq: Kosova në OKB” është i keqinterpretuar

HIBRID

Portali informativ “Botasot.info” ka publikuar sot (18 tetor) një artikull në titullin e së cilit shkruan “Jeremiç: Kosova në OKB”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe ka vërtetuar se titulli është i pa saktë dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje të këtij artikulli gjendet një pjesë e tekstit autorial të ish-kryediplomati serb, Vuk Jeremiq, i cili ka parashikuar ngjarjet që do mund të ndodhin në rast se Kosova pranohet në OKB.

Jeremiq në këtë shkrim autorial ka parashikuar se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara do të çonte në mënyrë të pandalshme në krijimin e një shteti të vetëm shqiptar në Ballkan, duke e ndërlidhur me bashkimin me Shqipërinë e që, sipas tij, nëse këto dy vende anëtare të plota vendosin të bashkohen, kjo do të jetë e pandalshme, duke e përmendur mungesën e mekanizmave ndërkombëtar që do të mund ta pengonin.

Pra, Jeremiq nuk ka thënë se Kosova do të anëtarësohet në OKB, ose se ai është pro këtij anëtarësimi, siç lë të kuptohet në titullin e artikullit të “Botasot.info”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Botasot.info”:

https://www.botasot.info/lajme/1886922/jeremic-kosova-ne-okb/?fbclid=IwAR3k0-vyXJBFnrX8aBLjdPRfPoIKHZrGJV7jjVidfuvZ5q3gQQCfPXNTTNc


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur tekstin autorial të Jeremiqit të publikuar në mediumin online serb “Danas.rs”. (shih këtu)

Pjesë nga teksti autorial i Jeremiçit, i përkthyer në shqip:

Anëtarësimi i të ashtuquajturës “Kosovë” në Kombet e Bashkuara do të çonte në mënyrë të pandalshme në krijimin e një shteti të vetëm shqiptar në Ballkan – pa marrë parasysh nëse pas pesë, dhjetë apo më shumë vitesh. Unë them e pandalshme, sepse nuk ka asnjë mekanizëm ndërkombëtar në kohë paqeje që mund ta pengojë atë.

Në Kombet e Bashkuara (OKB), për shembull, të dy vendet anëtare të plota që kanë vendosur të bashkohen (konkretisht Shqipëria dhe Kosova) duhet t’i dërgojnë një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duke e informuar atë për vendimin e tyre.


Analiza:

Portali “Botasot.info” ka publikuar një pjesë të një teksti autorial të Vuk Jeremiqit, i cili parashikon disa ngjarje në rast se Kosova pranohet në OKB.

Ndërsa, në këtë artikull, ky portal i lartcekur ka vënë titullin “Jeremiç: Kosova në OKB”, duke lënë të kuptohet se ish-kryediplomati serb ka deklaruar një gjë të tillë, ose se është pro anëtarësimit të Kosovës në OKB.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere