Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek… Të fundit | Pretendim mashtrues për hantavirus në Kosovë: videoja e moderatorit lidhej… Të fundit | Osmani nuk ka thënë se ka incizime dhe transkripte të takimit mes Kurtit, V… Të fundit | Sondazh i rremë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit Të fundit | Aterimi i “Ruslan”-it në Prishtinë nuk lidhet me armatosjen në kuadër të ba… Të fundit | Përmes një fotografie të vjetër pretendohet rrejshëm se nën organizimin e R… Të fundit | Pretendim i rremë se qeveria ndau 11 milionë euro për qytetarët Të fundit | Pretendim i pakonfimuar se Kurti i kërkoi Bondsteel-it të paguajë qira
[ ARTIKULLI ]

Mashtrimi me imazhin e ambalazhit të Astra Zeneca, po shpërndahet edhe në audiencën shqipfolëse në Facebook

HIBRID

Kohët e fundit është duke qarkulluar një fotografi me kutinë e vaksinës kundër virusit Korona nga kompania “Astra Zeneca”, në të cilën gjendet një vulë e supozuar e datës së prodhimit të kësaj vaksine “15 korrik 2018”, pra më shumë se një vit para se të shfaqej COVID-19.

Megjithatë, pretendimi është i rremë, pasi imazhi i paketimit është ndryshuar në mënyrë dixhitale, duke i vënë datë të rreme të prodhimit.

Kjo fotografi për herë të parë u postua më 21 korrik 2021 në Facebook nga një përdoruese e këtij rrjeti social, ku në përshkrimin e kësaj fotoje thuhet se vaksina u prodhua një vit para se të zbulohej virusi Korona.

I njëjti imazh i edituar, është shpërndarë edhe nga disa përdorues të rrjeteve sociale me mbishkrim shqip, ku thuhet:

Si është e mundur që vaksina kundër Covid-19 të prodhohet me 15.07.2019, kurse virusi është paraqitur në fund të vitit 2019?

Siç mund të shihet pretendimi i rremë, përmes së cilit, ngritën dilema për kohën e prodhimit të vaksinës “Astra Zeneca”, pas një kohë që ka qarkulluar si i tillë në gjuhën angleze, është kontekstualizuar dhe ri-aktualizuar edhe në gjuhën shqipe, këto ditët e fundit.

Fotografia e njërit nga postimet me këtë përmbajtje të rreme:

Megjithatë, kontrolluesit e fakteve nga AFP, e kanë gjetur këtë postim në Facebook, të cilin mund ta gjeni në vegëzen më poshtë.

https://archive.ph/gAMlo


Data e prodhimit të vaksinës është e rreme

Kontrolluesit e fakteve nga AFP, gjatë kërkimit online kanë gjetur fotografinë origjinale të paketimit të vaksinës, e cila është shpërndarë në rrjetin social Twitter nga Rrjeti i Gazetarëve Qytetarë (Citizen Journalist Network) më 15 nëntor 2020.


Bazuar në fotografinë origjinale, mund të vërehet se imazhit të fabrikuar i është shtuar edhe një pjesë e kutisë, së bashku me datën e supozuar të prodhimit të kësaj vaksine. (Detajet e kontrollit të fakteve nga AFP)

Një zëdhënës i Grupit të Vaksinave të Oksfordit konfirmoi për AFP Fact Check se kompania nuk kishte krijuar paketim për vaksinën e saj Covid-19 në vitin 2018.

“Ambalazhi është për vaksinën AstraZeneca, por data e prodhimit është shtuar në mënyrë dixhitale për të dhënë një përshtypje të rreme se vaksina është prodhuar herët, gjë që nuk është e vërtetë”.

Zëdhënësi shtoi se marrëveshja me AstraZeneca për prodhimin e vaksinës së Oksfordit u bë më 30 prill 2020, dhe kështu prodhimi i versionit të tyre mund të kishte filluar ligjërisht vetëm pas asaj date.


Analiza:

Pretendimi i bërë në postimin e kontrolluar, rezulton të jetë i rremë. Nga kjo kuptohet se fotografia është e edituar, për të krijuar një imazh të fabrikuar dhe që mashtron audiencën.

Hibrid.info, bazuar në faktet e kontrolluara, e vlerëson këtë postim si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere