Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e qartësojnë se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (6 janar) një artikull me titull “Ekzek*utohet ish-ministri i njohur”.

Titulli i këtij artikulli nuk e bënë të qartë lajmin që paraqitet në përmbajtje. Gjithashtu ky titull nuk qartëson vendin apo shtetin e origjinës së lajmit.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku shkruan se “Mediat britanike raportojnë se Kim Jong-un ka ekzekutuar një nga personat që ka pasur më pranë gjatë viteve të fundit, ish-ministrin e Jashtëm të shtetit komunist”.

Duke e ditur se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), një titull i tillë përgjithësues mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të hamendësojnë se kjo ngjarje ka të bëjë me ndonjë ish-ministër të Kosovës.

Përveç titullit, lajmi nuk qartësohet as me anë të fotografisë, pasi në të shihet vetëm fjalia “LAJMI I FUNDIT”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/659281/ekzek-utohet-ish-ministri-i-njohur/?fbclid=IwAR0btk7wNOPjXO-nqxHo0yIhaC-25Gx7yk4u1wqBZxAUPbhkyYzCxlVlic0


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në mediumin britanik “The Sun”, të cilin e ka cituar portali informativ “Kosova-sot.info”. (shih këtu)


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me ekzekutimin e ish-ministrit të Koresë së Veriut, ndërsa në titull nuk sqarohet se ku ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere