Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Mbyllen llogari të përkrahësve të QAnon në rrjete sociale

HIBRID

Facebook ka hequr ose kufizuar mijëra grupe dhe llogari që ndajnë dhe promovojnë teorinë e komplotit të quajtur QAnon.

Kjo është pjesë e një politike të re që synon të kufizojë rreziqet ndaj sigurisë publike të paraqitur nga QAnon, “grupet anarkiste offline” dhe organizatat e “militia” me qendër në SH.B.A.

Facebook tha se kishte hequr mbi 790 grupe, 100 faqe dhe 1.500 reklama të lidhura me QAnon.  Gjithashtu vendosi kufizime për më shumë se 1.950 grupe dhe 440 faqe.

Po ashtu, janë kufizuar më shumë se 10 mijë llogari në Instagram që janë të lidhura me këtë lëvizje.

QAnon është një teori konspirative që beson se Presidenti i SHBA Donald Trump po bën një luftë sekrete kundër një rrjeti të ashtuquajtur “shtetesh i thellë” (Deep State), ku pretendohet se në të janë përfshirë pedofilë që janë figura të fuqishme qeveritare, si dhe në biznese e media, shkruan BBC.

Çfarë veprimi ka ndërmarrë Facebook?

Facebook tha se ata kishin hequr gjithashtu përmbajtje nga disa “organizata militante dhe ato që inkurajojnë rrebelimet”, përfshirë këtu edhe disa grupe “antifa” (antifashiste).

Ky rrjet social gjithashtu pohoi se kishte shqetësime në rritje për grupet të cilat “kishin manifestuar akte të dhunshme, duke treguar se ata kanë armë dhe paralajmërojnë se do t’i përdorin ato”.

Sipas politikës së re, grupet, faqet dhe llogaritë në Instagram të lidhura me këto lëvizje do të hiqen nëse diskutojnë për dhunën e mundshme, “duke përfshirë edhe rastet e përdorimit të gjuhës së fshehtë dhe simboleve” të lidhura me lëvizjen.

Facebook ende do t’i lejojë njerëzit të postojnë përmbajtje në mbështetje të këtyre grupeve dhe lëvizjeve, megjithëse do t’i kufizojnë aftësitë e tyre për t’u organizuar.

Kjo do të thotë që këto faqe dhe llogari nuk do të rekomandohen për përdoruesit, renditja e përmbajtjes së këtyre lajmeve do të zvogëlohet, si dhe titujt dhe “hashtags” të lidhur me to, do të jenë të kufizuar në rezultatet e kërkimit.

Për më tepër, ky rrjet social do t’i ndalojë grupet të vendosin reklama ose të shesin produkte, si dhe do t’i ndalojë mbledhjen e fondeve në mbështetjen e tyre.

A e miratoi Trump teorinë QAnon?

Gjatë një konference për shtyp, Tump u pyet për teorinë QAnon, nëse se ai po mban në fshehtësi botën nga një kult satanik i pedofilëve dhe kanibalëve.

“Unë nuk kam dëgjuar këtë, por a mendohet se është diçka e keqe apo është gjë e mire?”, u shpreh Trump.

Ai vazhdoi të pretendojë se ne po e shpëtojmë botën nga filozofia e majtë radikale që do të shkatërrojë këtë vend.

Vlen të ceket se disa mbështetës të QAnon po kandidojnë për detyra përfshirë kandidatin për kongresin republikan në shtetin e Gjeorgjias.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere