Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

NATO: Rusia po përdor luftë hibride kundër vendeve aleate

HIBRID

Javën e kaluar mediat pro-Kremlin sërish kishin synim kryesisht Ukrainën, SHBA, NATO dhe Perëndimin.

Pas samitit të Brukselit, që përfundoi në fillim të javës së kaluar, NATO lëshoi një komunikatë, duke thënë, ndër të tjera:

“Rusia ka intensifikuar edhe veprimet hibride kundër aleatëve dhe partnerëve të NATO-s. Kjo përfshinë ndërhyrjen e zgjedhjet e shteteve aleate dhe proceset demokratike; Presioni dhe frikësimi

Kjo sjellje reflektohet gjithashtu në 61 raste të mbledhura këtë javë për bazën e të dhënave EUvsDisinfo, nga burime të cilat përhapin dezinformim pro-Kremlinit.

Ukraina vazhdon të jetë një nga temat e shpeshta të përmendura në propagandën e mediave pro-qeveritare ruse, duke pasur parasysh tensionet që vazhdojnë në rajonet e këtij shteti, të cilat janë të populluara me rusë.

Ndërsa në aspektin transatlantik, SHBA mbetët qëllimi kryesor i propagandës ruse. Temat kryesore në këtë kontekst, janë ato që ndërlidhen me forcat e SHBA-ve dhe NATO-s në Ukrainë, Gjeorgji e Moldavi, me synim për ta pushtuar Moskën. Mirëpo, sipas raportit të EUvsDisinfo, thuhet se prezenca e këtyre forcave është bërë më kërkesën e vendeve të lartpërmendura.

Në komunikatën e NATO-s thuhet:

Për më shumë se njëzet e pesë vjet, NATO ka punuar për të ndërtuar një partneritet me Rusinë, përfshirë këtu këshillin NATO-RUSI. Ndërsa NATO qëndron nga angazhimet e saj ndërkombëtare, Rusia vazhdon të shkelë vlerat, parimet, besimin dhe detyrimet e përshkruara në dokumente të rëna dakord që nënvlerësojnë marrëdhëniet NATO-RUSI.

(Artikull i botuar nga EUvsDisinfo)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere