Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Mbyllja nga pandemia është shqyrtuar nga organet e një shteti tjetër

HIBRID

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një artikull me titull tendencioz “Mbуllje sërish në Ѕhtator? Kryeministri përgjigjet рrerë dhe urgjent”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky artikull ka të bëjë me shtetin e Greqisë dhe i njëjti është publikuar me datë 13 gusht të këtij viti.

Lajmi ka të bëjë me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka treguar se sa ka shanse që shteti i tij të bllokohet sërish shkaku i rritjes së rasteve pozitive me virusin Korona, si dhe ngecjen e procesit të vaksinimit.

Duke ditur se portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se ky artikull ka të bëjë me shtetin kosovar.

Vegëza e artikullit të publikuar në “konakushqiptar.com”:

https://konakushqiptar.com/web/news/2399?fbclid=IwAR1SRNhpKUqRaBVwpPIlAUjPj6uySoUoV940OtV7R1yRNPvh8hFS1VzmVug

I njëjti artikull me titull përgjithësues është publikuar edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, vegëzën e të cilit mund ta gjeni më poshtë.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/200218368814855


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga disa media online në gjuhën shqipe.

https://www.botasot.info/shqiperia/1646940/kryeministri-zbulon-nese-do-te-bllokohet-serish-greqia-ne-shtator/


Analiza:

Portali i dyshimtë “konakushqiptar.com” ka publikuar një lajm të vjetër që ka të bëjë me shtetin e Greqisë, dhe të njëjtin është munduar ta paraqesë si aktual duke mos treguar në titull se për cilin shtet bëhet fjalë.

Në titullin e këtij artikulli nuk bëhet e ditur se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja, dhe duke ditur se ky portal është në gjuhën shqipe dhe shumicën e lexuesve i ka kosovarë, shumë lehtë mund t’i dezinformojë ata duke menduar se ngjarja ka të bëjë me Kosovën.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere