Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim që lajmi i vjetër të paraqitet si aktual

HIBRID

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “Pas shpikjes së vaksinës Kosova merr vendim që të lejoj dasmat nga ky muaj i 2020-ës”.

Ky portal i dyshimtë ka përdorur titull të sajuar, ndërsa përmbajtja është e vjetër dhe ka të bëjë me takimin ndërmjet hotelierëve të Kosovës dhe ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi.

Ky takim u zhvillua me datën 25 qershor, në të cilin është diskutuar rreth lejimit të mbajtjes së dasmave, të cilat janë ndaluar si pasojë e pandemisë së virusit Korona.

Teksti i artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

Pas shpikjes së vaksinës Kosova merr vendim që të lejoj dasmat nga ky muaj i 2020-ës

Në faqen zyrtare të biznesenëve, thuhet se urdhëresa për lejimin e mbajtjes së dasmave është çështje e orëve.

Lajm i madh!Sot më 19.11.2020 mbajtem takimin me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë z. Vesel Krasniqni për të qartësuar një herë e mirë lejimim dhe konfuzionin e krijuar në lidhje me lejimin e mbajtjes së dasmave. / Hap pamjet Ekskluzive pasi ta tejkalosh marketingun

Vegëza e artikullit të publikuar në “Specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2020/11/18/pas-shpikjes-se-vaksines-kosova-merr-vendim-qe-te-lejoj-dasmat-nga-ky-muaj-i-2020-es/?fbclid=IwAR20dRQ0-ZxMX7n2zt-6d9KK0AwYGFR3zDOwQafohz7TSW5fuFq_-VLfCjw

Më poshtë mund të shihni postimin origjinal të publikuar nga Hotelierët e Kosovës në faqen zyrtare të tyre në Facebook (25.06.2020):

https://www.facebook.com/ShoqataProIn/posts/3022579274445526


Analiza:

Artikulli i publikuar nga “Specialja.com” përmban titull të rremë dhe përmbajtje të vjetër. Ky shkrim është bërë qëllimshëm, pasi kohët e fundit është diskutuar shumë rreth lejimit të mbajtjes së dasmave dhe portalet e tilla shfrytëzojnë rastin që të dezinformojnë audiencën, pasi me anë të shkrimeve të tilla edhe përfitojnë materialisht përmes klikimeve. Ky shkrim kategorizohet si “Dezinformatë” dhe “Clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere