Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të fotografisë lë të kuptohet se bëhet fjalë për mbylljen e rrugës “Bill Klinton”

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Insajderi.org” ka publikuar dje (21 maj) një artikull me titull “Kjo rrugë mbyllet përkohësisht sot në Prishtinë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se në këtë artikull paraqitet një fotografi e rrugës “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa në përmbajtje bëhet fjalë për mbylljen e rrugës “Agim Ramadani”.

Mbyllja e kësaj rruge ka ndodhur si shkak i mbajtjes së ceremonisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në sheshin e kryeqytetit të mbajtur dje (21 maj), e cila ishte pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’, të organizuar nga NATO e ku pjesëmarrës ishin 13 shtete.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Insajderi.org”:

https://insajderi.org/kjo-rruge-mbyllet-perkohesisht-sot-ne-prishtine/?fbclid=IwAR2TKQZGigFvJNxnzTgEe2Y5ZGVh3Weu1U6BHZ8hj_zeaAboTB2lbr9OnCI

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia e përdorur në këtë artikull, paraqet rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. (shih këtu)


Pamjet e rrugës “Agim Ramadani”, e cila ishte e mbyllur përkohësisht, si pasojë e ceremonisë së FSK-së. (shih këtu).


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se portali i lartcekur ka përdorur gabimisht fotografi të rrugës “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa në përmbajtje bëhej fjalë për mbylljen përkohësisht të rrugës “Agim Ramadani”, si shkak i mbajtjes së ceremonisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në sheshin e kryeqytetit, e cila ishte pjesë e ushtrimit ‘DEFENDER EUROPE 2023’, të organizuar nga NATO.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere