Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se “ka ulje të çmimit të naftës”

HIBRID

Artikulli me titull “Ulet çmimi i naftës, rënie kaq të madhe nuk ka pasur dy vitet e fundit”, është publikuar dje (29 qershor) nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “bera.todaynews44.com”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i artikullit është jo adekuat, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje të artikullit gjendet një lajm i vjetër i datës 5 qershor, i publikuar nga agjencia kombëtare e lajmeve në Shqipëri, “NOA.al”, e cila ka cituar agjencinë britanike të lajmeve “Reuters”.

Në këtë artikull të publikuar nga “NOA.al” bëhet e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “bera.todaynews44.com”:

https://bera.todaynews44.com/2022/06/29/uiet-cmimi-i-naftes-renie-kaq-te-madhe-nuk-ka-pasur-dy-vitet-e-fundit/?fbclid=IwAR2sej6I-utP0s5iCuKAPKWBRoyitGNG66enRQzj6fV100LnajR_r3rmZRU

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila ka mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar nga NOA.al. (shih këtu)


Për të qartësuar edhe më shumë faktin se në Kosovë nuk ka ulje të madhe të çmimit të naftës, siç pretendohet në titullin e këtij artikulli, hibrid.info ju sjellë vendimet e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për çmimet tavan për shitjen e derivateve për ditën e mërkurë (29 qershor) dhe sot, e enjte (30 qershor). (shih këtu dhe këtu)


Kjo nuk është hera e parë që ky artikull me titull të sajuar është publikuar nga portale të dyshimta, pasi i njëjti është publikuar edhe me datë 11 qershor nga një portal tjetër i dyshimtë, e që gjithashtu edhe atëherë është verifikuar nga hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “bera.todaynews44.com” ka publikuar një artikull të datës 5 qershor që tregon se SHBA-të kanë vendosur të ndihmojnë direkt Evropën për të ulur çmimin e naftës dhe benzinës, duke i hapur rrugën kompanive evropiane të marrin karburant nga Venezuela.

Por, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titullin e sajuar “Ulet çmimi i naftës, rënie kaq shumë nuk ka pasur dy vitet e fundit”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere