Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Me anë të një videoje nga Kina pretendohet rrejshëm për ekzekutime gjatë pandemisë në Shkup

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Është publikuar një video që shfaq një ekip mjekësor brenda një ambienti spitalor. Në video është vendosur një mbishkrim që pretendon se pamjet tregojnë izolimin e pacientëve në Shkup, të cilët më pas supozohet se ekzekutoheshin gjatë pandemisë.

Përmbajtja me pretendimin e mësipërm është publikuar në 31 dhjetor në TikTok nga një llogari me emrin “joqmacedonia”.

Cila është e vërteta e kësaj përmbajtjeje?

Hibrid.info ka gjetur se pamjet shfaqin momentin e vdekjes së një pacienti në repartin e izolimit në Wuhan të Kinës.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit të automatizuar të kërkimit, “InVID” dhe ka gjetur të njëjtin video-material të publikuar në llogarinë e mediumit informues “Radio Free Asia” (RFA) në platformën “X” (ish-Twitter).

Videoja ishte publikuar më 1 shkurt, 2020 dhe ka mbishkrimin “[Një skenë dëshpëruese në repartin e izolimit] Në repartin e izolimit të Spitalit Wuhan, momenti më i pakëndshëm për pacientët është të shohin pacientin pranë tyre duke vdekur. Të gjithë janë të shqetësuar se kur do t’u vijë vdekja.”

Në Wuhan ishte shfaqur rasti i parë i koronavirusit, që më vonë shkaktoi pandeminë COVID-19. Wuhan poashtu ishte qyteti i parë në izolim pas pandemisë në janar të vitit 2020.


Analiza:

Pretendimi se një video shfaq pamjet e izolimit të pacientëve në Shkup, të cilët më pas supozohet se se ekzekutoheshin gjatë pandemisë, është i pasaktë.

Në fakt videoja është marrë nga reparti i izolimit të Spitalit Wuhan (në qytetin ku ishte shfaqur së pari koronavirusi), ku tregohet momenti i vdekjes së një pacienti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere